TIRANE- Trupi i pajetë i një personi ende të paidentifikuar është gjetur në fshatin Priskë të Dajtit. Kufoma e dekompozuar ishte groposur në pyll dhe u gjet nga një bari. Siç njofton policia, kufoma i përket një burri dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Njoftimi i plote i policisë (Ora 09:00)
Me datë 14.02.2016, në fshatin Priskë Dajt, në vendin e quajtur ‘’Zabel’’, është gjetur një kufomë dekompozuar e seksit mashkull, me moshë të papërcaktuar. Kufoma ishte e groposur jo shumë thellë kur është kostatuar nga një bari i zonës, pasi qeni i bariut po germonte në vendin ku u gjet kufoma.
Kufoma u transportua pranë Morgut në SQU, për ekzaminimeve të mëtejshme mjeko ligjore. Punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.