Është gjendur ditën e sotme një granatë dorë në Elbasan. Ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”.
Mësohet nga News24 se kanë qenë kalimtarët ata që kanë konstatuar në anë të rrugës sendi plasës në fjalë. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke vendosur perimetër të sigurisë si dhe janë njoftuar forcat xheniere.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al