Aktualitet

Theu orën policore, gjobitet dhe vihet nën hetim menaxheri i një lokali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:31 - 02/08/21 |
Opi Nion

Menaxheri i një lokali në Shijak është vënë në hetim nga autoritetet për shkak se u konstatua duke thyer orën policore të vendosur në kuadër të masave anti-COVID.

Njoftimi zyrtar bwn me dije se menaxheri është gjobitur gjithashtu me një gjobë prej 1 milionë lekë të reja pasi ka lejuar festën duke prishur kështu edhe qetësinë publike.

Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se menaxheri i lokalit është identifikuar me inicialet G. B., 33 vjeç, i cili është banues në Pejzë të Shijakut. Ndaj 33-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin G. B., 33 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, menaxheri i lokalit, pasi është konstatuar duke organizuar një ceremoni festive me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbylljen e aktiviteteve. Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë”, thuhet në njoftimin e Policisë./Opinion.al

Pas