Në këtë kohë të keqe me shi një foshnje vetëm një muajshe është gjetur jashtë e braktisur. Lajmin e bën të ditur policia e Tiranës, e cila tha se foshnja u gjet gjatë natës para një pallati në rrugën “Arkitekt Sinani” në zonën e “Brrylit”.
Njoftimi i policië
“Më datë 11.10.2016, në rrugën “Arkitekt Sinani”, para një pallati, është gjetur një foshnje rreth 1 muajshe, e braktisur e paidentifikuar. Foshnja u dërgua në Maternitetin “Koço Gliozheni”.”