Shkencëtarët nga Universiteti i Witwatersrand pretendojnë se kanë gjetur mbetjet e një “kontinenti të humbur” nën ishullin e Mauritius.
Ishulli në fjalë është mjaft i vizituar nga turistët dhe gjendet në brigjet e Madagaskarit.
Studiuesit gjetën zirkon dhe minerale në formacionet vullkanike poshtë Mauritius, që provojnë ekzistencën e kores së lashtë kontinentale.
Witwatersrand i Afrikës së Jugut, kanë gjetur mbetjet e kontinentit që e kanë quajtur ‘Mauritia”, thuajse i ngjashëm me emrin aktual të ishullit.
Super-kontinenti besohet se ka ekzistuar më shumë se 200 milionë vjet më parë.