Një shtetas i huaj është gjetur i pajtë në një zonë në dalje të Koplikut. Trupi pa shenja jete u gjetë pranë një pallati 3-katësh në dalje të qytetit.
Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.
Mësohet se një qytetar ka konstatuar trupin pa jetë dhe ka njoftuar policinë. Pritet ardhja e specialistëve nga Shkodra për të zbardhur ngjarjen.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.