Rreth orës 07:36, në fshatin Borsh të Himarës është gjetur i mbytur në një kanal, shtetasi L.A., 66 vjeç, banues në Borsh.
Nga dëshmitë e familjarëve, ky shtetas vuante nga shëndeti mendorë dhe i kishte humbur kontaktet me familjarët që para 3 ditësh pasi ishte larguar nga banesa.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjen.