Hetuesit egjiptian kanë thënë që janë gjetur rrënojat e aeroplanit Egyptair që u rrëzua mbi Mesdhe muajin e kaluar.
Në deklaratën e tyre thuhet se janë identifikuar disa vende kryesore ku gjenden këto rrënoja, transmeton Klan Kosova.
Gjatë fluturimit të 19 majit në bord ishin 66 persona dhe ky aeroplan po udhëtonte nga Parisi për në Kajro.