Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjekmarkaj nga Kurbini: Sali Berisha e ka shndërruar edhe një herë PD-në në parti fituese

2025/01/18 at 8:23 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjekmarkaj nga Kurbini: Sali Berisha e ka shndërruar edhe një herë PD-në në parti fituese

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekarkaj ka marrë pjesë ditën e sotme në festimet e 34-vjetorit të themelimit të PD-së në Kurbin.

Gjatë fjalës së tij para demokratëve, ai ka renditur disa nga arritjet e kësaj force politike.

Gjekmarkaj ndër të tjera u shpreh se PD është partia që të pamundurën e ka bërë të mundur, ndërsa për kryetarin e saj, tha se “Sali Berisha e ka shndërruar edhe një herë PD-në në parti fituese”.

Pjesë nga fjala e Gjekmarkajt:

Sot jemi mbledhur për një festë, për një ditëlindje, atë të Partisë Demokratike të Kurbinit. Jetë të gjatë PD-së, të gjithë ju demokratëve dhe natyrisht me fitore më 11 Maj.

Përvjetore si ky i sotmi janë gjithashtu momente mirënjohje për të gjithë ata guximitarë e vizionarë, themelues që sfiduan sigurimin e shtetit, falangat e dikaturës dhe i dhanë jetë këtu të parës parti opozitare, PD! Mirënjohje e nderim themeluesve! Datat shërbejnë si kujtesë e si reflektim!

Ne jemi krenar për 34 vitet tona! Arritjet madhore të Shqipërisë, pluralizmi, liria, demokracia, kapitalizmi, shteti i së drejtes, integrimi, Shqipëria në NATO, Shqipëria pa viza, Shqipëria në aleancë me Perëndimin, rritja ekonomike, infrastruktuara e shumëçka tjetër ndodhen kur Shqipëria u qeveris nga PD!

Ne rrëzuam diktaturën megjithë presionin e gjithëanshëm në zgjedhjet e 22 Marsit të vitit 1992!

Ne u rikthyem me votë popullore në vitin 2005 pasi u rrëzuam me armë në vitin famëkeq 1997! Ne i mbijetuam agresionit mafioz dhe përsëri do të fitojmë me 11 Maj!

Ne jemi Partia Demokratike, e mendimit dhe fjalës së lirë! Ne dimë të ringrihemi, dimë ta shohim njëri-tjetrin në sy, ne dimë të kërkojmë falje, ne dimë të bashkohemi me njëri-tjetrin dhe me qytetarët! Ne dimë ti përkufizojmë gabimet tona e ti korrigjojmë ato!

Ne të pamundurën e kemi bërë të mundur! Këtij procesi i ka prirë Sali Berisha i cili e ka shndërruar edhe një herë PD-në në parti fituese!

Si është Shqipëria sot pyet secili prej nesh?

Ajo qeveriset nga një bandë! Ajo vidhet nga kjo bandë. Ajo shkretohet nga kjo bandë! Kësaj bande i prinë Edi Rama!

O rri Edi Rama dhe ikën Shqipëria ose rri Shqipëria dhe ikë Edi Rama bashkë me shpurën e tij të veseve!

Unë besoj ashtu si edhe ju tek fitorja e Shqipërisë dhe humbja e Edi Ramës! Nuk ikën populli, ikën qeveria që ka rrënuar jetesën normale në këtë vend që mjerisht qeverisin tash 12 vjet!

Ne besojmë tek fitorja, punojmë për fitoren dhe ne do të fitojmë!

Laçi, Miloti, Mamurrasi dhe Fushë Kuqja do të jenë shembulli i ndryshimit, historia e ka dëshmuar këtë.

Gëzuar ditëlindjen e PD-së mbarë demokratëve të Kurbinit. Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe fitoren tonë të pranverës, kaq të nevojshme për të ardhmen më të mirë dhe më të sigurt të Shqipërisë!

Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Temperatura të ulëta ekstreme në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara

Temperatura të ulëta ekstreme në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara

Lindja e Mesme e përçarë rreth zgjedhjes së Presidentit Trump

Presidenti i zgjedhur Trump sinjalizon për shtyrjen me 90 ditë të ndalimit të rrjetit TikTok

Netanyahu: Lufta e Izraelit kundër Hamasit do të zgjasë shumë muaj

Netanyahu: Do të rifillojmë luftën në Gaza nëse negociatat nuk përparojnë

TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com