Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjekmarkaj në Lezhë: Shëngjini i lënë në harresë nga qeveria, PD do ta kthejë në perlë të Adriatikut

2024/12/16 at 7:49 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjekmarkaj në Lezhë: Shëngjini i lënë në harresë nga qeveria, PD do ta kthejë në perlë të Adriatikut

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Lezhës. Pjesë e takimit kanë qenë edhe deputetja Lindita Metaliaj së bashku me Kryetarin e PD-së Lezhë, Gjin Gjoni.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj ka ndarë detaje nga diskutimet, duke vënë theksin te problematikat e shumta që kanë prekur zonën, përfshirë mungesën e investimeve nga pushteti lokal dhe qendror.

Deputeti demokrat garantoi se qeverisja e PD-së do të sjellë investime të rëndësishme për ta kthyer Shëngjinin në një perlë turistike

Postimi i plotë:

Me strukturat demokrate dhe banorë të Shëngjinit, Ishull Shëngjinit dhe Ishull Lezhës së bashku me deputeten znj.Lindita Metaliaj, Kryetarin e PD-së Lezhë, z.Gjin Gjoni dhe Grupin e Punës.

Është nder dhe privilegj takimi në këtë zonë të bekuar, jo vetëm si vendlindja ime, por edhe për të gjithë atë që mbart në bukuri, histori, trashëgimi dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Por duket se kjo nuk i ka mjaftuar pushtetit lokal dhe as atij qëndrorë për t’i dhënë fondet që meriton, zhvillimin që koha e dikton dhe vëmendjen e duhur Shëngjinit. Nuk mund të flasim siç flasin, se turizmi po lulëzon, aq më tepër ai elitar. Në Shëngjin sezonin që lamë pas, mijëra biznese dhe sipërmarrje private nuk janë furnizuar dot as me ujë të pijshëm dhe pse janë faturuar në mënyrë abuzive, paguar fatura pa shërbim. Botët me ujë që furnizonin hotele orar pa orar, janë dëshmia e neveristhme e lënies pas dore të zonës bregdetare që nga pushteti shihet vetëm si hambarë taksash nga ku taksadarët në terr dhe në dritë, gjenden kurdoherë.

Në Shëngjin gjatë gjithë sezonit krahas mungesës së ujit të pijshëm, ka vijuar ndërpreja energjisë elektrike duke sjellë dëmë të mëdha ekonomike, ndërsa investimi minimal nga OSHEE në rrjetin elektrik në sezon ishte po një dëm më vehte. Pa asnjë planifikim konkret, çdo gjë kuturu, si vetë pushteti që mburret me fotot nga ajri në Shëngjin duke tentuar të zhbëjnë një realitet të kudo gjendur.

E ndërsa trumbetohet për miliona turistë, operatorët turistik dëshmojnë se gjatë sezonit të shkuar, numri i pushuesve ishte shumë herë më i ulët në Shëngjin. E kjo duket se ka një logjikë, një qytet bregdetar pa hyrje, me një trafik që nis nga Miloti dhe përshkon gjithë segmentin, pa ujë, pa drita dhe pa dezinsektim nuk mund të ketë suksesin që meriton.

Rruga Milot-Balldre e përdorur kaq shumë si propagandë nga pushteti në ikje, mbetet po e tillë dhe sot. Asnjë investim serioz, mashtrime pa fund, trafik dhe lënie pas dore e veriut. Ndërsa pas pak ditësh kush lëviz në drejtim të Veriut dhe anasjelltas drejt Tiranës, pas pagesës në Rrugën e Kombit, do të paguajë tarifën në rrugën Thumanë- Kashar.

Dhe pas gjithë këtyre problemeve që nuk janë zgjidhur nga rilindja në 12 vite, Shëngjinit iu bë një dëm i madh me zjarrin që shkrumboi kurorën e ‘’Ranës së Hedhun’’ dhe pjesë tjetër të qytetit. Asnjë autor deri tani, evidentim dëmësh, vlerësim apo kompensim të dëmtuarve. Kjo është e gjithë ajo që ky pushtet ka bërë për Shëngjinin. Dështim në të gjitha anët.

Ishulli i Lezhës, si një ndër 100 fshatrat turistik të propagandës, ka mbetur tellall në letër. Me orë të tëra pa energji elektrike, i gjithë rrjeti i amortizuar. Dhe pse me një numër të lartë biznesesh, asnjë punë konkrete. Rrugë lidhëse copë-copë. Të moshuar të vetmuar të cilëve qeveria nuk iu rriti dot pensionet por tenton ti mashtrojë më lëmoshë. Shtëpi të braktisura dhe biznese të mbyllura. E njëjta situatë edhe në Ishull Shëngjin. Një pushtet i degraduar dhe mbytur në korrupsion, këto pasoja do të sillte.

Ju jap fjalën se, në Shëngjin nën qeverisjen e PD, investimet do të jenë parësore për ta bërë këtë zonë, perlë të Adriatikut. Biznesi do shihet si partner dhe bashkë do të vendosim për punë konkrete. E kemi dëshmuar edhe këtu në Shëngjin nën qeverisjen e Sali Berishës që mbështeti projektin për ndërtimin e shetitores, kohë kur ish komuna drejtohej nga z.Kaçaj.

Nuk mund të ecim kuturu siç bënë këta në këto 12 vite, pa plane afatgjata, pa studime konkrete e pa objektiva që çojnë në tilla pasoja. Erozioni që po shkatërron bregdetin, një problem shumë serioz por i lënë në mëshirë të natyës nga papërgjegjshmëria.

Porti i Shëngjinit nuk mund të shërbejë për të pritur vetëm emigrantët që sillen nga Italia. Ne do ta shndërrojmë në zhvillim të Lezhës dhe ekonomisë vendase. Peshkimi do të këtë mbështetjen tonë, pasi programi ynë përgjysmon çmimin e naftës me 50% për këtë sektor

Programi i PD, do të jetë për qytetarin, për zhvillimin dhe për të ardhmen. Që kjo të ndodhë, duhet bashkimi ynë, revulucion qytetarësh që të hedhim në koshin e së shkuarës, keqqeverisjen aktuale.

Asgjë nuk ka bërë Edi Rama për Shëngjinin e mbarë Lezhën. Ndaj, banorë të nderuar, është koha që fatet tona ti marrim vetë në dorë. Të bëhemi bashkë të gjithë, pa asnjë dallim që të zhvillojmë Shëngjinin dhe mbarë Shqipërinë. Ju lus nga ky takim që të bashkojmë forcën dhe energjinë, bashkë me emigrantët që më 11 Maj, të kthejmë historinë e fitoreve të mëdha.

Kam dhe një ftesë mbi aksionin tonë opozitar për të garantuar votën e lirë. Më 23 Dhjetor, të gjithë së bashku në mosbindjen civile në Tiranë.

Prograni emergjent i PD-së, nxjerr vendin nga zullumi qeverisës aktual dhe garanton mbështetje dhe zhvillim në mënyrë të barabartë për çdo shqiptar.

Pensione jo nën 200 euro!

Minimum jetik 200 euro!

Rrogë minimale 500 euro!

Rrogë mesatare 1200 euro! Mbështetje 160 milon euro për bujqësinë!

Rrogat më të lartat në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët!

Rrotacion! Ndryshim!

Luftë korrupsionit dhe kriminalitetit, motoja jonë e përbashkët! Ne mundemi! Ne ja dalim! Fitore



Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Vazhdojnë paqartësitë rreth dronëve në disa shtete amerikane

Vazhdojnë paqartësitë rreth dronëve në disa shtete amerikane

Sulm me armë në një shkollë katolike në SHBA

Sulm me armë në një shkollë katolike në SHBA

Benzema largohet në fund të sezonit, Real Madrid do e gradojë ambasador të klubit

Benzema largohet në fund të sezonit, Real Madrid do e gradojë ambasador të klubit
















TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com