Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjekmarkaj: I vetmi institucion legjitim i PD është grupi parlamentar

2022/05/04 at 11:14 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjekmarkaj: Berisha nuk fiton betejën me SHBA dhe ka filluar betejën me Bashën

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reguar lidhur me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe mbajtjen e kuvendit kombëtar.


Ai shprehet se I vetmi institucion legjitim sot i PD është grupi i saj parlamentar dhe Kryetari i ketij grupi Enkeled Alibeaj, ndërsa shkrua se PD ka nevojë të braktisë hallet e medha të Sali Berishes dhe lojerat e vogla   të atyre që kenaqen dhe me gjëra të vogla per vete.

Reagimi i plotë

Një sqarim i nevojshem për demokratet.

Siç u pa në menyrë spontane 35 deputet të PD-së gjykuan e vendosen të mos marrin pjesë në Kuvendin e dates 30 Prill të mbajtur nga Sali Berisha dhe ndjekesit e tij të Foltores ! Kjo lidhet me vetedijen e gjithësecilit me vokacionin e tyre properendimor e pro amerikan ( me këtë nuk dua të akuzoj si antiperendimor kolegët që moren pjesë) ! Ata mendoj unë ( megjithese une kam tager vetem per vete) nuk munguan nga inati ndaj Sali Berishes as nga dashuria për Lulzim Bashen por nga disa parime të indinjuar me menyrën se si Berisha po e menaxhon betejen për ” dinjitetin” pas shpalljes “non gratta nga SHBA dhe procesin e “rithemelimit” kaq të dhunshem e të një anshem. Në këtë proces flitet për një tren që bën ty ty ty çiaf çiuf ty ty e dyer të hapura që ecen shpejt  duke lënë në stacion të gjithë ata që nuk ju bashkëngjiten “foltores”!

Po kjo mungesë nuk duhet të merret si syshkelje për askend për të formuar më vonë një parti të vules si opozita e Azerbajxhanit që i ka zyrat në pallatin e Parlamentit. Une me modesti pa pretenduar shumë se shoh veten në të tilla vizione. PD ka nevojë të braktisë hallet e medha të Sali Berishes dhe lojerat e vogla   të atyre që kenaqen dhe me gjëra të vogla per vete.

I vetmi institucion legjitim sot i PD është grupi i saj parlamentar dhe Kryetari i ketij grupi Enkeled Alibeaj  ( i cili ne rast vendimi pozitiv të gjykates së apelit edhe Kryetar i komanduar i PD) person me integritet dhe i panjollë i cili fuqinë dhe direktivat duhet ti marrë nga grupi parlamentar dhe jo nga individ të caktuar brenda tij. Nuk ka triumvirat sot në PD as duet e as Kryetar hije ka vetem një grup parlamentar si istitucion i demtuar por i pashkaterruar nga kriza e ketyre muajve.E kotë, e demshme dhe qesharake të besojmë se dikush sot në atë grup mund të bëje politike personale duke shitur si imazh kompaktesine e grupit  apo duke sajur ziafete me pulastrena për ta perfshirë atë!

Kur jam dorëhequr  me 7 Mars si Nënkryetar i PD kam besuar që PD mund të rikthehet perseri në një aset të madh kombetar , me vullnet e sakrificë  ajo mund të bashkohet ! Sot jemi shumë larg bashkimit. Po triumfon interesi individual mbi  nevojat e demokratve. Nuk e kam bërë këtë per tu bęrë pjese e një partize e as e një fraksioni. E vertete Sali Berisha ka me shume mbeshtetje tek militantet e PD po ka shume pak dhe një mal

me halle mbi shpine qe zor ti mbajë plus 32 vite pothuaj pushtet. Retorika e tij u pergenjeshtrua nga aktet , ai nuk mbajti asnjë premtim. “Rithemelimi” i tij eshtë shpesh vulgar e banal me të gjithë kaloresit e konsumimit politik e etik që mblodhi rreth vetes duke lenë menjanë  për një çast familjarizmin e krahinarizmin tribal. Por as Lulzim Basha me gjithë respketin që meriton për dorëheqjen  e tij apo tentativat e mekura per rinovim të PD pasi mori një parti të madhe dhe e beri të vogel, pasi humbi disa zgjedhje ska më kuptim tu kerkojë demokratve të investohen per karrieren  e tij. Nese bën syshkelje të tilla por shpresoj të jenë thashetheme i bie që ambicja se le të lexoje asgjë nga dialektika politike e sociale. Shqiperisë nuk i kanë vdekë njerzit , as së djathtes. PD duke mbajtur sytë tek Sali Berisha dhe ndoca duke kthyer koken te Lulzim Basha po vetë shkaterrohet. Ajo ringrihet dhe bashkohet nese zgjidhja kerkohet pertej tyre dhe tek bonsensi i tyre ( Basha një hap pas të fortë e beri me shpresen që nuk na kerkon të bëjë dy perpara)  tek gara e vertete dhe tek rithemelimi i vertete jo tek  paçavurja personale e Doktorit. Grupi i PD , ata 35 shumica prej tyre se paku me sa kam biseduar nuk shkuan në Kuvendit e dates 30 jo se po i mbajnë hatrin Bashes apo se ndihen të lidhur me të  për ndonjë projekt por per parimet e tyre. Këtë duhet ta dinë demokratet dhe shoqeria. Koleget e mi duhet të pergatiten pas kulaçit Sali Berisha ju ofron kerbaçin. Një nga një do ti quajë vegla të Edi Rames, vartes të Taulant Balles etj etj dhe ditë pas dite do ju heqë disa nga mbeshtetesit dhe votuesit  dhe po i pati në dorë i fshin me cinizem të ftohtë.

Koleget e mi nese bashke me mua nuk duan të perfundojnë si opozita e  simpatikut banaxhan e  konservator Kujtim Gjuzi duhet të punojnë per bashkimin e vertete duke mos u lodhur as duke mos u kompleksuar per ta kerkuar zgjidhjen jo tek dy partitë që po pervijohen në horizont por tek një PD e vetme. Mundesi dhe shprese ka ënde. Një më e madhe , tjetra boll e vogel e të dyja bashkë pak shumë pak për të mundur socialistet u sherbejnë per disa nevoja ca individeve e asgje tjeter . Nese tejkalojmë ato nevoja e interesa PD ringrihet! E sigurtë është se  keshtu po vritet fryma e opozitarizmit! Do të jem në parlament me këtë vetedije  në mos ja dalshim të bëjmë bashkimin të pakten t’ju them shqiptarve kush po e pengon duke ndihmuar edhe boten e analizes me kqyrjen nga brenda të politikes.

 

Agron Gjekmarkaj



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër
Kronikë

Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër

8 Korrik, 2026 1:44 pm
Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim
Aktualitet

Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim

8 Korrik, 2026 1:00 pm
Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar
Sport

Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar

8 Korrik, 2026 12:50 pm
Para
Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 5 maj 2022

Parashikimi i motit, 2 Mars 2021

Parashikimi i motit, 5 maj 2022

5 Maji, përkujtohen Dëshmorët e Atdheut

5 Maji, përkujtohen Dëshmorët e Atdheut
















TE FUNDIT

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
8 Korrik, 2026

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar hoqi përkohësisht pezullimin e Komitetit Olimpik Rus të martën duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt riintegrimit të...

Lexo më shumë

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
8 Korrik, 2026

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë në Shqipëri. Nga Samiti i NATO-s në Turqi, kryeministri Edi Rama ka...

Lexo më shumë

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
8 Korrik, 2026

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka dënuar ashpër komentet raciste të bëra ndaj futbollistit francez...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}