Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjebrea dhe Veliaj dhe dy skandale pozitive

2016/03/02 at 4:31 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjebrea dhe Veliaj dhe dy skandale pozitive

Nga Artur ZHEJI


Dy temat më të nxehta të kësaj jave janë intervista e Arditit me Marian Rrokajn dhe projekti i Bashkisë së Tiranës për një park të rëndësishëm lodrash te Liqeni artificial i Tiranës.

Të dyja këto evente kanë shkaktuar “skandale mediatike”që vështruar nga pikëpamja e audiencës së lartë dëshmojnë se kanë prekur dhe rigjallëruar ndjeshmërinë e ngurtë të mjaft shqiptarëve.

Të dyja debatet, ndonëse krejt larg nga njeri tjetri, nga çfarë kanë në fokus, kanë krijuar një dyzim apo një tërmet ndërgjegjeje dhe kanë përfshirë mijëra vetë në debate të zjarrta.

Dhe kjo në vetvete është një gjë e mirë.

Sepse është kurdoherë më pozitive që gjërat të thuhen, madje dhe të bërtiten publikisht, se sa të ndryhen si një sëmundje e pashërueshme, brenda shpirtërave të kapitur dhe të pafuqishëm të opinionit publik.

Rasti i Arditit, një nga më të mirët e medias shqiptare, duke filluar nga kompozimet brilante, interpretimet dhe talk show,  që ideon dhe drejton vetë, është një rast tipik i keqkuptimit të natyrshëm që krijon në publik e më gjerë, një krijim atipik si edhe ishte intervista melodramatike me Marian Rrokun.

Më kujtoi personalisht intervistën time me Kristo Papas, një nga liderët karizmatikë të partisë neofashiste të Agimit të Artë, antishqiptarin më elokuent të Eladhës, që intervistova në Janar të vitit 2013 në Athinë. Batërdia që pasoi këtë intervistë ishte e tmerrshme.

Sharjet dhe fyerjet që mora si shpërblim, thjesht sepse bëra të zëshme dhe nxorra në dritë, tezat, opinionet dhe fyerjet antishqiptare të neofashistit grek ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, teza dhe fyerje të cilat qarkullonin dhe qarkullojnë në një rreth të mbyllur të shoqërisë Helene, ishin nga më të ndryshmet.  Akoma edhe sot, ato mbijetojnë në rrjetet sociale, agresive dhe gojështhurura.

Madje pretendonin nga unë, që të përleshesha live me Papas dhe të fortit e tij të padukshëm, me në krye rrahësin profesionist, deputetin Kasidiaris, që qëndronin mbas kamerave.

Dhe ky është një keqkuptim i madh. Qëllimi im ishte krejt tjetër. Unë doja të transmetoja me zë dhe figurë, errësirën dhe paranojën që kishte truri i neofashistit, ta nxirrja këtë errësirë në dritë dhe ta bëja pronë publike të shqiptarëve. Në këtë, Papas u tregua shumë bashkëpunues, duke dhënë një ndihmë të parrëfyer ndaj opinionit publik shqiptar, duke dëshmuar se deri ku shkon, platforma, paranoja apo histeria e nacionalizmit, të atij grek të tipit Papas, me këtë rast.

Të njejtin rrëfim të errësirës së botës së brendshme njerëzore, perceptova edhe tek intervista e Arditit gazetar, por gjithmonë më shumë artist se ne të tjerët. Rroku, sado dinak dhe hipokrit të rezultojë, në thelb është një i dëshpëruar. Ndoshta tinzar, ndoshta manipulator, ndoshta vrasës realisht jo i penduar, porse, gjithësesi edhe ai,  është një krijesë e Zotit, si gjithë të tjerët.

Që të kuptohemi, në të gjitha manualet moderne që shpjegojnë qëllimin e burgut, lidhen me izolimin e individit të rrezikshëm dhe me reahabilitimin e tij.

Burgu nuk është dhe nuk duhet të jetë sot, një institucion i hakmarrjes së shoqërisë, apo të palës së lënduar. Edhe ky është një keqkuptim tjetër i madh.

Nga ana tjetër, edhe qëllimi i Gjebresë, nuk ishte ta rehabilitonte, por thjesht ta rrëfente Rrokun. Me dritëhijet e tij.

Dhe kush priste që ai ti thoshte: “more maskara, more vrasës, çfarë ke bërë kështu 15 vjet më parë?!”, nuk kupton se çfarë është media, që buron nga termi “mediare”, e që do të thotë ndërmjetësim.

Ndërmjetësim midis asaj që është apo ndodh dhe atyre që nuk e dinë dhe nuk e shohin. Media është pra në thelb, një shërbim, është një dritare, është një sy dhe një vesh, që ai, ata, ato, nuk e kanë. Dhe jo një kategori detyrimisht interpretative apo moralizuese.

Debati tjetër për parkun e fëmijëve të Veliajt tek Liqeni, ka gjithashtu në bazë të vet një keqkuptim të madh, të qëllimshëm apo të paqëllimshëm. Jam vetë e personalisht një “ecës” dhe paksa vrapues  te kodrat e Parkut të gjelbërt të Tiranës.

Madje, në shkollë të mesme me “punë vullnetare”, kemi mbjellë pemë dhe kemi shtruar rrugë, ne si qemalstafas si dhe petroninsat me kazma e lopata. Është e vërtetë që Parku është kafshuar dhe përdhunuar shumë rëndë, vende vende, nga kafenetë dhe ndërtimet, por a është zgjidhja lënia në egërsi të tij,  apo zgjimi i interesit sa më të madh publik për të?

Lënia e paprekur dhe në degradim natyral e Parkut është më e rrezikshme se sa përkujdesja për të ngritur aty një park lodrash për fëmijët.

Pavarësisht që presioni i ambientalistëve është i shëndetshëm, në të njëjtën kohë ky presion, e vendos Veliajn në qendër të një sfide publike shumë ineteresante. Ai duhet të demostrojë nën reflektorët e një vëmendjeje të eksituar të opinionit publik, se do të ndjekë linjat më të mira të arkitektit Peter Wilson, një gjerman i famshëm dhe i padyshueshëm në dashurinë dhe vlerësimin profesional të ambientit, ku gjermanët në Europë janë kampionë.

Dhe nëse do të rehabilitohet dhe do të shndërrohet në Liqen, pellgu i stërmadh, që aktualisht thirret Liqeni artificial, kjo, në të kundërt të frikës së përgjithshme e mbron më shumë se sa lënia në degradim natyral, këtë mushkëri të fundit të gjelbërt që i mbetet kryeqytetit.

Ambientalistët pra, e ndihmuan bukur mirë Erion Velinë, që të nxirrte më mirë në pah dhe në dritë, jo rrezikun, por mosrrezikun që ky projekt për fëmijët ka në të vërtetë. Dhe edhe kjo është një gjë e mirë. Shumë më e mirë se sa heshtja apo demagogjia.

Të besosh është një gjë e mirë, të mos besosh është një gjë edhe më e mirë, thonë italianët (credere e’ bene, non credere e’ meglio), dhe këtu gjej një pikë të fortë takimi me ambientalistët shqiptarë, ku kam qenë dhe mbetem bashkë me ta prej vitesh.

Porse përleshjet në rojë të ambientit, janë një luftë e gjatë dhe jo thjesht një betejë dhe thjesht për një park, brenda parkut.

Aq më tepër  kur garant është një arkitekt si Peter Wilson.

Arditi dhe Erioni, në mënyrë fare të rastësishme, ishin dhe ndoshta mbeten akoma, e me të drejtë në qendër të një debati të stërmadh mediatik. Por edhe ata, që e mendojnë krejt ndryshe nga Arditi, se si duhej të trajtohej Marian Rroku, duhet së paku t’i falenderohen kësaj inetrviste që u dha shkak të flasin e të dëgjohen, për një dosje të mbyllur prej vitesh.

Sulmet ndaj kryebashkiakut Veliaj, ndihmojnë edhe ato, që ai, të rrëfejë deri më tani anën e vet më të mirë të projektit të tij, nënshkruar nga Wilson.

Dhe është pra ky rasti, kur mediat, shpesh të përdhunuara sistematikisht, nga lart dhe nga poshtë, nga politika apo prej komenteve monstruoze të rrjeteve sociale, që edhe janë nga konsumatorët më të zellshëm të tyre, fshehur mbas anonimatit, të duartrokiten si provokatore të ca “skandaleve të shëndetshme” që zgjojnë dhe gëlltisin në polemikë, mendjet e fjetura dhe horizontale, të jo pak njerëzve në këtë vend, ende pa tradita të mirëfillta të trysnisë së opinionit publik.



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Sot në Opinion/Marian Rroku, historia e vrasjes së dyfishtë 

"Çështja Rroku", babai i Aldës paditi Fatos Klosin dhe 4 zyrtarë, gjykata pushoi çështjen

Ja kush do ta zëvendësojë Genta Ismajlin te “Gjeniu i Vogël”?!

Ja kush do ta zëvendësojë Genta Ismajlin te "Gjeniu i Vogël"?!

Guerrilja e vezëve dhe oferta qeverisëse e opozitës

Guerrilja e vezëve dhe oferta qeverisëse e opozitës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com