Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gërvalla: Kosova një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës

2023/04/24 at 4:26 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gërvalla: Kosova një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar të hënën se Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.


Sipas Gërvallës, Komiteti që përfaqëson 46 shtetet anëtare të KE-së, mori këtë vendim në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.

Këshilli i Evropës, organizata më e vjetër evropiane që merret me zhvillimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut, ka procedura të caktuara për pranimin e anëtarëve të rinj. Këto procedura kalojnë përmes Këshillit të Ministrave dhe Asamblesë Parlamentare, ku marrin pjesë deputetët nga parlamentet e shteteve anëtare.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, lidhur me këtë vendim pati 33 vota për, shtatë kundër dhe pesë abstenime.

“Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë”, shkroi Gërvalla në Facebook, duke shtuar se “mbetet edhe shumë punë për të bërë”.

Pas këtij vendimi ka reaguar Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila falenderoi aleatët që votuan në favor të Kosovës.

“Flamuri i Republikës së Kosovës së shpejti do të valojë me krenari në mesin e anëtarëve të Këshillit të Evropës”, shkroi ajo në Twitter.

Kryeministri Albin Kurti, komentoi këtë votim po ashtu duke thënë se Kosova “do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës”.

Më herët, burimet diplomatike i thanë REL-it se presin që edhe në vazhdim të procedurave për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës të ketë taktizime dhe që hapat të lidhen me përmbushje e obligimeve që dalin nga Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve që kanë arritur Kosova dhe Serbia.

“Realisht, nëse gjithçka shkon sipas planit, procesi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do të mund të përmbyllej deri në fund të këtij viti”, tha një burim diplomatik për REL-in.

Pjesë e taktizimeve, sipas burimeve, është edhe tentimi që aplikimi i Kosovës të mos futet në rend dite gjatë samitit të Këshillit të Evropës që mbahet në mesin e majit në Islandë, e cila kryeson Këshillin e Ministrave.

Çfarë është Këshilli i Evropës?

Siç kanë thënë burimet evropiane për Radion Evropa e Lirë, avancimi i kërkesës për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës është po ashtu një prej të arriturave të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Megjithatë, burimet nuk kanë dashur të përgjigjen prerë nëse Serbia ka shkelur marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, që u arrit më 27 shkurt, ku thuhet se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më herët gjatë ditës deklaroi në Beograd se shteti i tij do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Më herët, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur se do të punojë që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Për dallim nga Bashkimi Evropian, ku aplikimet për anëtarësim miratohen me konsensus, në Këshillin e Evropës pranimi i një anëtari të ri bëhet me shumicë votash.

Më 16 mars të këtij viti, Federata Ruse është përjashtuar nga ky Këshill, për shkak të nisjes së luftës së paprovokuar në Ukrainë.

Në mungesë të Rusisë, dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë e Kosovës.

Çfarë është Këshilli i Evropës?

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

Është themeluar më 1949.

Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Kjo organizatë ka realizuar edhe fushata për mbrojtje të fëmijëve, kundër gjuhës së urrejtjes si dhe për të drejtat e romëve, të cilët përbëjnë komunitetin më të madh në Evropë.

Këshilli i Evropës u ndihmon vendeve anëtare që të luftojnë korrupsionin dhe terrorizmin si dhe që të kryejnë reformat e duhura gjyqësore.

Duke qenë organizatë ndërkombëtare, Këshilli i Evropës nuk mund të bëjë ligje, mirëpo ka aftësi të nxisë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të arritura nga vendet anëtare për tema të ndryshme.

Dy trupat kyçë të Këshillit janë: Komiteti i Ministrave dhe Asambleja Parlamentare.

Si financohet ky Këshill?

Për vitin 2022, Këshilli i Evropës ka buxhet prej 477 milionë eurosh.

Buxheti krijohet kryesisht nga kontributet e vendeve anëtare.

Kontributet bazohen në një formulë që merr parasysh bruto-prodhimin e brendshëm.

Në mesin e vendeve që kanë kontribuuar më shumë deri më tash janë: Franca, Gjermania, Italia, Federata Ruse dhe Mbretëria e Bashkuar.

Të hollat shfrytëzohen për të zbatuar programin, i cili bazohet në tri fusha: të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë./ REL



Ju sugjerojmë

Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Konflikti Rusi-Ukrainë/ Cilat janë pikat problematike territoriale?

3 Dhjetor, 2025 4:56 pm
Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë
Aktualitet

Shqyrtimi i ankimimit të pezullimit të Ballukut në Kushtetuese, shtyhet seanca

3 Dhjetor, 2025 4:47 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Kryesore

Rama rendit punët e bllokuara për shkak të pezullimit nga detyra të Ballukut

3 Dhjetor, 2025 4:07 pm
Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë
Kryesore

Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë

3 Dhjetor, 2025 4:02 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Negociatat/ Putini pranoi disa propozime amerikane për Ukrainën: Vazhdojnë bisedimet

3 Dhjetor, 2025 3:57 pm
Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente
Bota

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente

3 Dhjetor, 2025 2:49 pm
Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Kronikë

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

3 Dhjetor, 2025 2:33 pm
PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
Kryesore

PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

3 Dhjetor, 2025 2:21 pm
Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut
Sport

Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut

3 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED
Aktualitet

Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED

3 Dhjetor, 2025 1:49 pm
Para
Komiteti i Ministrave miratoi aplikimin e Kosovës, Xhaçka: Hap i rëndësishëm drejt KiE

Komiteti i Ministrave miratoi aplikimin e Kosovës, Xhaçka: Hap i rëndësishëm drejt KiE

Ngrirja e spermës, ushtarët ukrainas po sigurohen të lënë pasardhës nëse vdesin në luftë

Ngrirja e spermës, ushtarët ukrainas po sigurohen të lënë pasardhës nëse vdesin në luftë

Arrestohet polici në Tiranë

Dëmtimi i KZAZ në Kavajë, Policia: Dera u hap nga tre të mitur
















TE FUNDIT

Konflikti Rusi-Ukrainë/ Cilat janë pikat problematike territoriale?

Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
3 Dhjetor, 2025

Çështja e territorit mbetet në qendër të negociatave për Ukrainën dhe Rusinë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se “çështja territoriale...

Lexo më shumë

Shqyrtimi i ankimimit të pezullimit të Ballukut në Kushtetuese, shtyhet seanca

Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë
3 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar këtë të mërkurë se shqyrtimi paraprak i çështjes me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, i...

Lexo më shumë

Rama rendit punët e bllokuara për shkak të pezullimit nga detyra të Ballukut

Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
3 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, masë sigurie e...

Lexo më shumë

Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë

Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë
3 Dhjetor, 2025

PD është tërhequr nga mbështetja për Endri Shabanin. Ish-kreu i Nisma Thurje nuk do të shkojë në Kuvend me firmat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com