Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të Genta Mara si zëvendësministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Kjo i hap rrugë votimit në Parlament në seancë plenare kandidaturës së saj për në Autoritetin për Informim mbi dosjet e ishSigurimit të Shtetit.
Mara koordinoi reforma të rëndësishme të arsimit profesional dhe punësimit si dhe të përballjes me të shkuarës sidomos për rehabilitim moral e financiar të ish të përndjekurve politike gjatë diktaturës.