Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazprom redukton furnizimin e gazit në Evropë. BE:Përgatituni për skenarin më të keq

2022/07/26 at 9:32 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazprom redukton furnizimin e gazit në Evropë. BE:Përgatituni për skenarin më të keq

Gjigandi rus i energjisë Gazprom ka thënë se do të shkurtojë edhe një herë në mënyrë drastike furnizimet me gaz në BE.

Gazporom njofton se shkaqet për ndërprerje janë teknike, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të tubacioneve.

Gazprom deklaroi se ndalimi i një turbine tjetër në tubacionin Nord Stream 1 do të reduktonte prodhimin ditor të gazit në 20%, duke përgjysmuar nivelin aktual të furnizimit.

Qeveria gjermane tha se nuk kishte asnjë arsye teknike për të kufizuar furnizimin me gaz.

Tubacioni Nord Stream 1, i cili pompon gazin nga Rusia në Gjermani, ka funksionuar nën kapacitet për javë të tëra dhe u mbyll plotësisht për një pushim 10-ditor të mirëmbajtjes në fillim të këtij muaji.

Rusia furnizoi BE-në me 40% të gazit të saj vitin e kaluar dhe BE-ja e ka akuzuar Rusinë për përdorimin e energjisë si armë.

Komisioni Evropian u ka kërkuar vendeve që të reduktojnë përdorimin e gazit me 15% gjatë shtatë muajve të ardhshëm pasi Rusia paralajmëroi se mund të frenojë ose ndalojë plotësisht furnizimet.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se perspektiva që Rusia të ndërpresë të gjitha furnizimet në BE është një “skenar i mundshëm”.

Të martën ministrat e energjisë do të takohen në Bruksel në një përpjekje për të rishikuar planet.

Çmimet e gazit me shumicë janë rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, me një ndikim negativ në faturat e energjisë së konsumatorit.

Duke reaguar ndaj njoftimit të Gazprom, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kjo ishte “një luftë e hapur gazi që Rusia po bën kundër një Evrope të bashkuar – pikërisht kështu duhet të perceptohet”.

Gazprom tha se reduktimi i fundit i furnizimit do të fillojë në orën 04:00 GMT të mërkurën për shkak të “gjendjes teknike” të njërës prej dy turbinave të fundit që funksionojnë.

Por një zëdhënëse e ministrisë gjermane të ekonomisë i tha agjencisë së lajmeve AFP: “Sipas informacionit që kemi, nuk ka asnjë arsye teknike për një reduktim të dërgesave.”

Kremlini pohon se është një partner i besueshëm energjetik dhe fajëson sanksionet perëndimore për ndërprerjen e fundit të furnizimit me gaz në BE.

Gazprom thotë se kthimi i vonuar – për shkak të sanksioneve – i pajisjeve të dërguara në servis në Kanada e ka detyruar atë të mbajë rrjedhën e gazit përmes Nord Stream 1 në vetëm 40% të kapacitetit.

“Produkti ynë, rregullat tona. Ne nuk luajmë sipas rregullave që nuk kemi krijuar,” ka thënë shefi ekzekutiv i Gazprom, Alexei Miller.

Reduktimi i vazhdueshëm i furnizimit me gaz përmes Nord Stream 1 ka të ngjarë ta bëjë më të vështirë situatën për vendet që të rimbushin rezervat e tyre përpara dimrit, kur përdorimi i gazit është shumë më i lartë.

Gazprom ka shkurtuar plotësisht furnizimin me gaz për Bullgarinë, Danimarkën, Finlandën, Holandën dhe Poloninë, për shkak të refuzimit të tyre për të përmbushur një urdhër të Kremlinit për të paguar faturat e tyre në rubla.

Ju sugjerojmë

Tare takim sekret me Allegri, kontratë 3-vjeçare për trajnerin
Sport

Tare takim sekret me Allegri, kontratë 3-vjeçare për trajnerin

29 Maj, 2025 3:38 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Aktualitet

Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

29 Maj, 2025 3:25 pm
Fondet e BE, Balla thirrje opozitës: Të bashkëpunojmë për të përfituar 27 mln euro
Aktualitet

Fondet e BE, Balla thirrje opozitës: Të bashkëpunojmë për të përfituar 27 mln euro

29 Maj, 2025 3:12 pm
Tatimet në “sitë” makinat e luksit mbi 50 mijë Euro
Aktualitet

Tatimet në “sitë” makinat e luksit mbi 50 mijë Euro

29 Maj, 2025 3:04 pm
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
Von der Leyen vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh
Bota

Von der Leyen vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh

29 Maj, 2025 2:43 pm
I dënuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Zagrebi 51-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike, ekstradohen në Itali tre shqiptarë

29 Maj, 2025 2:25 pm
Rama postoi foton me Elmar Brok, Berisha: Ai është miku im, urimin e kishte ironi
Aktualitet

Rama postoi foton me Elmar Brok, Berisha: Ai është miku im, urimin e kishte ironi

29 Maj, 2025 2:23 pm
Berisha: Votat e diasporës u shtetëzuan në shkallën që donte partia e krimit
Aktualitet

Berisha: Votat e diasporës u shtetëzuan në shkallën që donte partia e krimit

29 Maj, 2025 2:10 pm
Incidenti në zyrën elektorale te “Ali Demi”,pranga 24-vjeçarit të shpallur në kërkim
Aktualitet

Incidenti në zyrën elektorale te “Ali Demi”,pranga 24-vjeçarit të shpallur në kërkim

29 Maj, 2025 2:06 pm
Para
Unaza e Tiranës, ARRSH: Si do të devijohet trafiku nesër (HARTA)

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me trafikndarësen, ndërron jetë 40-vjeçari

Themelimi i Partisë së Lirisë, Meta: Dje, hapi i parë në përmbushjen e misionit tonë

Themelimi i Partisë së Lirisë, Meta: Dje, hapi i parë në përmbushjen e misionit tonë

Vrasës me pagesë, zbardhet ekzekutimi i ish-drejtorit të OST për Veriun, Saimir Jaku

Vrasës me pagesë, zbardhet ekzekutimi i ish-drejtorit të OST për Veriun, Saimir Jaku

TE FUNDIT

Tare takim sekret me Allegri, kontratë 3-vjeçare për trajnerin

Tare takim sekret me Allegri, kontratë 3-vjeçare për trajnerin
29 Maj, 2025

Igli Tare befason drejtuesit e Milanit. Edhe pse punën për gjetjen e trajnerit të ri e ka nisur përpara emërimit...

Lexo më shumë

Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
29 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar për rreth 30 minuta një mbledhje me të gjithë drejtuesit politikë të...

Lexo më shumë

Fondet e BE, Balla thirrje opozitës: Të bashkëpunojmë për të përfituar 27 mln euro

Fondet e BE, Balla thirrje opozitës: Të bashkëpunojmë për të përfituar 27 mln euro
29 Maj, 2025

Ministri i Shtetit Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës që të punojnë së bashku për Shqipërinë në BE. Sipas...

Lexo më shumë

Tatimet në “sitë” makinat e luksit mbi 50 mijë Euro

Tatimet në “sitë” makinat e luksit mbi 50 mijë Euro
29 Maj, 2025

Administrata Tatimore ka nisur kontrollet ndaj individëve që kanë blerë automjete luksoze, por nuk justifikojnë të ardhurat. Në një intervistë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com