Ditën e nesërme deputeti demokrat Gazment Bardhi do të paraqitet në SPAK.
Sipas informacioneve, Bardhi do të jetë në SPAK në orën 10.00, në cilësinë e kallëzuesit të aferës së inceneratorëve në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Deputeti demokrat është thirrur në SPAK për të dhënë sqarime si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes.