Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazment Bardhi: Kalimi i “Dosjes 184” në Dibër u bë për të mbyllur hetimet

2019/08/21 at 2:27 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dokumentari për drogën në Shqipëri, Bardhi: “Rai3”,armik i jashtëm i Ramës

Gazment Bardhi, Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka reaguar pas shpalljes së moskompetencës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dosjen 184.


Bardhi u shpreh nga selia blu se vendimi i Prokurorisë tregon qartë se votat në Dibër janë vjedhur nga bandat për Partinë Socialiste.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike tha gjatë fjalës së tij se; “Heqja dorë nga hetimi dhe kalimi i dosjes në Prokurorinë e Dibrës, me urgjencë dhe në fshehtësi, në prag të ngritjes së SPAKU-t, është qartazi shmangie e kalimit të kësaj dosje tek SPAK-u.”

Fjala e plotë:

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar së ekzistuari si e tillë dhe me urdhër të Edi Ramës, është shndërruar në një prokurori private që nuk ndëshkon krimin e vjedhjes së zgjedhjeve, por e mbron atë.

Sot, media zbuloi vendimin skandaloz për të varrosur dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër. Pasi bllokoi për 3 vjet hetimin e dosjes 184, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hequr dorë nga hetimi i saj, duke vendosur në fshehtësi moskompetencën.
Pasi u dështoi plani i mbylljes së hetimeve në heshtje dhe pa transparencë, kalimi i dosjes në Prokurorinë e Dibrës është praktikisht mënyra për varrosjen e hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.

Publikimi i përgjimeve nga gazeta prestigjoze gjermane BILD u faktoi shqiptarëve se në vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër, partia në pushtet kishte vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale.

Shqiptarët dëgjuan më zë sesi në krye të organizatës kriminale të vjedhjes së zgjedhjeve ishte personalisht Edi Rama.
Heqja dorë nga hetimi prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda është skenari që i siguron paprekshmëri Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Pjerin Nderut, Ulsi Manjës, Arben Keshit, Dionis Imerajt, Valbona Sakos dhe të gjithë bandës së partisë në pushtet, të kapur në flagrancë me përgjime të ligjshme të vetë prokurorisë.
Heqja dorë nga hetimi dhe kalimi i dosjes në Prokurorinë e Dibrës, me urgjencë dhe në fshehtësi, në prag të ngritjes së SPAKU-t, është qartazi shmangie e kalimit të kësaj dosje tek SPAK-u.
Heqja dorë nga hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është provë sesi hajdutët e zgjedhjeve nuk ndëshkohen, por mbrohen nga prokuroria e kontrolluar tërësisht nga Edi Rama.

Duke marrë në mbrojtje organizatën kriminale të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, njëlloj siç po merren në mbrojtje edhe bandat e vjedhjes së zgjedhjeve në Durrës, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, provohet se përsa kohë Edi Rama është në Qeveri, në Shqipëri nuk ka për të patur kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Mbyllja e dosjes 184 duke e varrosur atë në Dibër, larg vëmendjes publike, nuk ka për ta shpëtuar Edi Ramën nga përgjegjësia e tij direkte për vjedhjen e zgjedhjeve. Edi Rama mund të ketë hequr qafe për pak kohë SPAK-un, por ai nuk mund të heqë dot qafe shqiptarët, shumica e të cilëve kërkojnë largimin e tij./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Rusia aktivizon bllokimin total të eksportit të hidrokarbureve

28 Korrik, 2025 10:58 pm
Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin
Kronikë

Zbardhet vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, i dashuri e dhunoi dhe e dogji…

28 Korrik, 2025 10:23 pm
Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit
Sport

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit

28 Korrik, 2025 9:36 pm
Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
Bota

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

28 Korrik, 2025 8:38 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Plagosja me thikë e të riut në Vlorë, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

28 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer: Person i keq

28 Korrik, 2025 8:08 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagoset me thike 25-vjeçari në Vlorë

28 Korrik, 2025 7:56 pm
VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri
Life Style

VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri

28 Korrik, 2025 7:36 pm
Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume
Sport

Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume

28 Korrik, 2025 7:08 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet një person i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës

28 Korrik, 2025 7:07 pm
Para
Rama jep lajmin e mirë për 15-vjeçaren që vuan nga sëmundja e rëndë

Rama jep lajmin e mirë për 15-vjeçaren që vuan nga sëmundja e rëndë

Rriten tensionet, Kina kërcënon SHBA-në me sanksione

Rriten tensionet, Kina kërcënon SHBA-në me sanksione

Pas sherrit, 43-vjeçari qëllon me armë zjarri të riun

Kultivonin lëndë narkotike, arrestohen katër persona
















TE FUNDIT

Rusia aktivizon bllokimin total të eksportit të hidrokarbureve

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
28 Korrik, 2025

Autoritetet ruse po vendosin përsëri një ndalim të plotë të eksporteve të benzinës nga vendi, me qëllim uljen e çmimeve...

Lexo më shumë

Zbardhet vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, i dashuri e dhunoi dhe e dogji…

Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin
28 Korrik, 2025

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua më herët nga policia si autor...

Lexo më shumë

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit
28 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut...

Lexo më shumë

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
28 Korrik, 2025

Rumania po kalon një nga situatat më të rënda natyrore të viteve të fundit, pasi përmbytjet e mëdha që kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com