Bota

Rriten tensionet, Kina kërcënon SHBA-në me sanksione


               Publikuar në : 15:04 - 21/08/19 |
el ida

Kina kërcënoi se do të vendosë sanksione ndaj firmave amerikane të përfshira në shitjen e aeroplanëve luftarakë F-16 në Tajvan, nëse Uashingtoni vazhdon zbatimin e marrëveshjes.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Geng Shuang i bëri thirrje SHBA-së, që të ndalojë shitjet e armëve, dhe t’i jap fund kontaktit ushtarak me Tajvanin.

Kujtojmë se qeveria amerikane ka miratuar marrëveshjen e mundshme prej 8 miliardë dollarësh që përfshin 66 aeroplanë ushtarakë. Marrëveshja vjen mes tensioneve të vazhdueshme midis Uashingtonit dhe Pekinit, veçanërisht për shkak të tregtisë.

Agjencia amerikane për bashkëpunim në Siguri dhe Mbrojtje njoftoi zyrtarisht Kongresin amerikan për planet e shitjes së aeroplanëve.

“Shitja është në interesin kombëtar të SHBA-së, dhe do të ndihmonte në përmirësimin e sigurisë së Tajvanit”, tha ajo.

Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj. Ndërsa, Tajvani është i vetëqeverisur dhe de fakto i pavarur, por kurrë nuk e ka deklaruar zyrtarisht pavarësinë nga Kina./Opinion.al

Pas