Kryeministri Edi Rama ndodhet në Azerbajxhan, ku ka zhvilluar një takim me Presidentin Ilham Aliyev.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se mes dy krerëve është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit për gazifikimin e Korçës.
Gjithashtu Rama thekson se për gazifikimin e Korçës janë kryer studimet paraprake dhe do të nisë puna për projektin e detajuar inxhinierik.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara për krijimin e kompanisë së përbashkët publike të energjisë, u zhvillua takimi me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ku nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës, për të cilën janë kryer studimet paraprake e do të nisë puna për projektin e detajuar inxhinierik”, shkruan Rama.