-U tha në Opinion

Gazetari shqiptar rrëfen përvojën në Kiev: Çdo 50 metër, një fortifikim i ri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:38 - 15/03/22 |
el ida

Gazetari Taulant Kolpiku rrëfeu në emisionin “Opinion” një pjesë të përvojës së tij në Ukrainë dhe më konkretisht në Kiev.
Kopliku tha se Kievi ishte i fortifikuar në çdo 50 metër dhe me llogore në anët e rrugës.
“Në periferi të Kievit janë fortifikimet. Çdo 50 metër një fortifikim i ri, që sipas tyre nëse marrin të parin do të përballen me të dytin e me radhë, dhe me llogore në anët e rrugës”, u shpreh gazetari i abc news.
Kopliku tha se gjatë raportimit një nga pjesëtarët e trupës që ndodhej në vijën e dytë të frontit u sulmua.
“Në momentrin që ne kemi raportuar nga një zonë me bombardime, një nga pjesëtarët e trupës sonë, në vijën e dytë të frontit u sulmua atje, me forca tokësore. U sulmuan dhe u zmbrapsën”, tha Kopliku./Opinion.al

Pas