Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetari për pasion / Shahisti i ri shqiptar që thur ëndrra dhe muzikë!

2016/01/26 at 2:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gazetari për pasion / Shahisti i ri shqiptar që thur ëndrra dhe muzikë!

Nga: Valon GASHI

“Merr një biçikletë, vendos kufjet në vesh dhe harroje botën. Ose shumëzoje me zero!”

Është një pasdite e ftohtë janari dhe acari ka pushtuar çdo qoshe të Tiranës, që regjistron prej
disa ditësh temperatura nën zero. Në një prej bar-eve më interesantë, atmosfera është krejt
ndryshe nga ç’ndodh jashtë. Bën ngrohtë, në sfond dëgjohet muzikë e lehtë dhe çajin jeshil ta
shërben një djalosh 22-vjeçar, aspak i ngjashëm me kamerierët që shërbejnë përditë, nëpër
kryeqytetin shqiptar.

I veshur nën një kostum që të shpie shumë herët, ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, rreth një
ambienti që të sjell vrik në kujtesë periudhën e realizmit socialist, Olti Vata na tregon më shumë
për veten.

“Pra, një biçikletë, kufjet, mos harrove kutinë e shahut?!”- e pyesim me buzëqeshje dhe biseda
vazhdon aty ku nisi. “Po, po”,- shton ai me shpejtësi, si të kapej mat në fushën e shahut, çka nuk i ka ndodhur shpesh, për hir të së vërtetës.
Olti ka qenë kampion kombëtar i shahut prej tre vjetësh dhe e ka përfaqësuar Shqipërinë në gara
ndërkombëtare. “E kam nisur shahun qysh në moshën 12 vjeçare, në qytetin e Kukësit, ku edhe jam lindur. Krejt rastësisht, duke luajtur me shokët zbulova se kisha talent në këtë sport.
Kështu nisi, për të vazhduar më pas me më të mëdhenj se mosha ime”.
Gara e parë për të do të ishte ajo e vitit 2010, në kampionatin e shahut për të rinj, që u zhvillua në
Tiranë. Që nga viti 2011, deri në vitin 2013, Olti ka përfaqësuar vendin në dy kampionate
botërore: në atë Ballkanik dhe Europian. Pjesëmarrës në shumë turne ndërkombëtare, ai ka
garuar me emra të njohur të shahut. Dhe ia ka dalë… Ka triumfuar si kampion për kategorinë
U18. Në garat e mëtejshme është shkëputur, dhe kur e pyesim pse, na thotë si nëpër dhëmbë:
“I kam lënë që nga qershori i vitit të shkuar. Mungesë donatorësh”!
Mirëpo, një dërrasë e ndarë në gjashtëdhjetë e katër katrorë të vegjël, e tridhjetë e dy figura mbi
të, nuk mund të jetë kurrsesi i vetmi pasion për një shpirt që herë pas here arratiset në liri. Ndaj,
përpos shahut, atë e tërheq edhe muzika. Olti luan me veglën tradicionale të çiftelisë, e përmes
saj prodhon miksime me këngë të huaja, disa prej të cilave i ka publikuar në youtube.
Olti është pjesë e orkestrës ndërkombëtare “Balsika”, që ka anëtarë nga i gjithë Ballkani, e më
gjerë: Franca, Gjermania, Amerika dhe shumë shtete të tjera.
Deri më tani ai ka luajtur në Mal të Zi, Bosnje, Gjermani dhe Francë. Koncerti i Parisit dhe ai i
Strazburgut i janë rrënjosur thellë në kujtesë.
“Në Strazburg, koncerti u zhvillua në katedralen e qytetit, për nder të 1000-vjetorit të ndërtimit të
saj. Kanë qenë eksperienca që më kanë mësuar shumë…”
Për t’u veçuar është fakti që ndonëse ai ka luajtur në shumë koncerte mbarë Europës, nuk ka
performuar ende në vend të vetë. Kjo, sepse në Shqipëri sipas tij, nuk zhvillohen aktivitete të
tilla.

Ëndrra e Oltit ngelet që këtë talent t’ua prezantojë gjithë shqiptarëve.
“Si do të mundësohej kjo dëshirë?”- e pyesim.
“Duke performuar në një nga televizionet kombëtare të Shqipërisë”,- përgjigjet ai.
Koha kalon shpejt nën biseda të tilla, të ngrohta, mes të rinjsh shqiptarë që shohin ëndrra. Dhe,
në fakt, presin që t’u realizohen.Shqipëria ofron pak hapësira që gjithkush të mund të gjejë veten,
dhe për këtë, Olti është i ndërgjegjshëm. Ndaj, nuk rri e vëzhgon, por në vend të kësaj
ngre tabakanë dhe u drejtohet klientëve më të rinj në bar.
Çdo ditë, pa harruar të veshë bashkë me kostumin edhe një buzëqeshje, për çdo tavolinë e klient,
derisa të mund të shpalosë talentet e tij, Olti, një as e ka nën mëngë:
“Merr një biçikletë, vendos kufjet në vesh dhe harroje botën. Ose shumëzoje me zero!”

Janar 2016

Ju sugjerojmë

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

22 Maj, 2025 10:42 pm
Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
-U tha në Opinion

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

22 Maj, 2025 10:38 pm
Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
-U tha në Opinion

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

22 Maj, 2025 10:16 pm
Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
-U tha në Opinion

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

22 Maj, 2025 10:06 pm
Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë
-U tha në Opinion

Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë

22 Maj, 2025 9:43 pm
Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë
-U tha në Opinion

Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

22 Maj, 2025 9:24 pm
Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë
-U tha në Opinion

Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë

22 Maj, 2025 9:17 pm
“Dhëmbë për dhëmbë në zgjedhjet e 2025”, Këlliçi: Dy duar për një kokë, mandatin e katërt nuk ua falim…
Politikë

A duhet të dorëhiqet Berisha? Belind Këlliçi i shmanget pyetjes

22 Maj, 2025 9:13 pm
Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra
-U tha në Opinion

Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra

22 Maj, 2025 9:12 pm
Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale
Bota

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

22 Maj, 2025 9:05 pm
Para
Berisha: Protestën tek PS po e organizon Ilir Meta

Berisha: Protestën tek PS po e organizon Ilir Meta

Celine Dion nga funerali i bashkëshortit tek ai i vëllait

Celine Dion nga funerali i bashkëshortit tek ai i vëllait

Leo dhe Rihanna puthje të nxehta franceze

Leo dhe Rihanna puthje të nxehta franceze

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë sa i takon votës së diasporës. Në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
22 Maj, 2025

Në intervistën në “Opinion” në Tv Klan, në një analizë për Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11  majit, kryetari i Partisë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan, ku foli lidhur...

Lexo më shumë

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
22 Maj, 2025

Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në intervistën për emisionin Opinion në Tv Klan, kryetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com