Bota

Gazeta “The Daily Mail” boton kabllograme të reja të ish-ambasadorit


               Publikuar në : 08:59 - 15/07/19 |
geliano fataj

Gazeta britanike “The Daily Mail” botoi të dielën kabllograme të reja të klasifikuara të ish-ambasadorit të Britanisë në Shtetet e Bashkuara Kim Darroch.

Në to zbulohet se ambasadori Darroch besonte se tërheqja e presidentit amerikan Donald Trump nga marrëveshja bërthamore me Iranin ishte një “vandalizëm diplomatik” kundër paraardhësit të tij, Barak Obama.

Javën e kaluar, gazeta publikoi kabllograme të tjera të klasifikuara të zotit Darroch rreth Presidentit Trump, ku diplomati britanik e përshkruante udhëheqësin e Shteteve të Bashkuara si një njeri “të paaftë”, “të pasigurt” dhe “jokompetent” dhe administratën e tij si “jofunksionale”.

Ambasadori Darroch dha dorëheqjen nga funksioni i tij të mërkurën pas rrjedhjes së infromacionit të kabllogrameve, të cilat u botuan në media dhe sulmit të zotit Trump në Twitter për këtë çështje.

Kabllogramet e ambasadorit britanik duhet të shiheshin vetëm nga ministrat kryesorë britanikë dhe nëpunësit civilë./ Opinion.al

Pas