Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazësjellësi rus, Biden: Nuk do të ekzistojë më, nëse pushton Ukrainën

2022/02/08 at 4:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Presidenti Joe Biden tha të hënën “nuk do të ketë më Nord Stream 2”, një gazësjellës i rëndësishëm rus që do të lidhte Rusinë me Evropën, nëse Rusia pushton më tej Ukrainën me “tanke ose trupa”.


Presidenti Biden i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Shtëpinë e Bardhë, menjëherë pasi të dy udhëheqësit u takuan për bisedime rreth krizës në kufirin Ukrainë-Rusi.

Gjermania, e cila përdor gazin natyror rus për të mbuluar gjysmën e nevojave të saj, ka shtyrë miratimin e projektit të gazsjellësit “Nord Stream 2” të paktën deri në gjysmën e dytë të vitit 2022, por ka refuzuar të anulojë projektin pothuajse të përfunduar.

Shtëpia e Bardhë ka shprehur alarmin mbi perspektivën e një konflikti ushtarak në Ukrainë. Zoti Biden po përpiqet të forcojë mbështetjen midis aleatëve evropianë për sanksione të forta ndaj Rusisë nëse ajo merr masa për një pushtim të mëtejshëm të Ukrainës.

Përpjekjet ndërkombëtare për të zbutur tensionet në lidhje me Ukrainën u intensifikuan të hënën, me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili zhvilloi bisedime me homologun e tij rus në Moskë dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Uashington për të koordinuar politikat ndaj Rusisë ndërsa po rritet frika e një pushtim rus të Ukrainës.

Grumbullimi i mbi 100,000 trupave ruse pranë Ukrainës ka nxitur shqetësimet mes udhëheqësve perëndimorë për një ofensivë të mundshme. Këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, paralajmëroi të dielën se Rusia mund të pushtojë Ukrainën “në çdo moment”, duke shkaktuar një konflikt që do të shoqërohej me një “kosto të madhe njerëzore”.

Rusia ka mohuar se ka plane për të sulmuar fqinjin e saj, por kërkon që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të mos pranojnë kurrë që Ukraina dhe vendet e tjera ish-sovjetike të anëtarësohen në NATO, si dhe të tërheqin forcat e NATO-s dhe armët nga Evropa Lindore. Uashingtoni dhe NATO i kanë hedhur poshtë këto kërkesa.

“Nëse Rusia pushton, pra nëse tanket dhe trupat (ruse) do të kalonin përsëri kufirin e Ukrainës, atëherë nuk do të ketë më Nord Stream 2”, tha zoti Biden. “Ne do t’i japim fund këtij projekti.”

Kjo do të dëmtonte Rusinë ekonomikisht, por gjithashtu do të shkaktonte probleme të furnizimit me gaz natyror për Gjermaninë. Ndërtimi i gazsjellësit ka përfunduar, por ai ende nuk ka filluar punën.

“Ne jemi bashkërisht gati dhe e gjithë NATO është gati”, tha zoti Biden, duke iu referuar aleancës së fuqishme perëndimore, pavarësisht se Ukraina nuk është anëtare e saj.

Ndërsa Biden përsëriti me siguri se gazësjellësi rus “Nord Stream 2” do të ndërpritej, kancelari Scholz theksoi nevojën për të mbajtur njëfarë paqartësie në lidhje me sanksionet në mënyrë që Rusia të ketë një shteg për ndërmarrë veprime drejt uljesë së tensioneve.

“Është e nevojshme që Rusia ta kuptojë se mund të ndeshet me shumë më tepër pasoja se sa ajo mund të ketë llogaritur”, tha zoti Scholz.

Duke folur në fillim të takimit të tij me kancelarin Scholz, presidenti i amerikan Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania “po punonin me një hap për të penguar agresionin e mëtejshëm rus në Evropë”.

Kancelari Scholz shtoi: “Ne jemi aleatët më të ngushtë dhe po punojmë intensivisht së bashku, dhe kjo është e duhur për të bërë hapat e nevojshëm për luftimin e agresionit rus kundër Ukrainës”.

Zoti Scholz u tha gazetarëve se “nuk mund të heshtim” për çështjen e Rusisë, duke shtuar se vendosja e trupave ruse afër kufirit me Ukrainën është “kërcënim serioz” për sigurinë evropiane.

Kancelari Scholz përsëriti se “do të ketë kosto shumë, shumë të larta” për Rusinë nëse ajo sulmon Ukrainën.

“Gjermania është një nga aleatët më të ngushtë të Amerikës”, tha Presidenti Biden më herët të hënën në takimin me kancelarin gjerman Scholz në Zyrën Ovale. “Ne po punojmë së bashku për të ndalur agresionin rus në Evropë, për të trajtuar sfidat e paraqitura nga Kina dhe për të promovuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha më tej presidenti amerikan./ VOA



Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

7 Shtator, 2025 10:42 pm
Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
Bota

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

7 Shtator, 2025 9:42 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

7 Shtator, 2025 7:57 pm
Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Te Fundit

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

7 Shtator, 2025 6:36 pm
Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian
Bota

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian

7 Shtator, 2025 5:36 pm
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar
Bota

Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar

7 Shtator, 2025 4:01 pm
“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri
Aktualitet

“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri

7 Shtator, 2025 3:43 pm
Para
Si mund ta përballojë Rusia luftën në Ukrainë?

Si mund ta përballojë Rusia luftën në Ukrainë?

Flet babai i 6-vjeçares në Kamëz: Nuk kam abuzuar seksualisht, vetëm e kam rrahur

Përdhunoi dhe kërcënoi të miturën që mos të shkonte në shkollë,Apeli e lë në burg

COVID në Greqi/ 108 viktima në 24 orë, regjistrohen 22 889 raste të reja

COVID në Greqi/ 108 viktima në 24 orë, regjistrohen 22 889 raste të reja
















TE FUNDIT

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
7 Shtator, 2025

Presidenti amerikan i ka paraqitur Hamasit një propozim të ri për një marrëveshje gjithëpërfshirëse: lirimin e të gjithë pengjeve (të...

Lexo më shumë

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
7 Shtator, 2025

Një sinjal i mirë për migrantët: kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë...

Lexo më shumë

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

Auto-Skicë
7 Shtator, 2025

Shumë të moshuar në Shqipëri, në vend që të shijojnë qetësinë e pleqërisë, detyrohen të punojnë sërish disa në treg,...

Lexo më shumë

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
7 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sinjalizoi të sot se administrata e tij është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com