Rajoni

COVID në Greqi/ 108 viktima në 24 orë, regjistrohen 22 889 raste të reja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:02 - 08/02/22 |
Opi Nion

Greqi vijon të shënojë shifra të larta të infektimeve dhe viktimave me COVID-19.

Gjatë 24 orëve, autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se kanë humbur jetën 108 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që prej fillimit të pandemisë në 24 322 në total.

Po gjatë këtij harku kohor, janë shënuar 22 889 raste të reja me COVID. Numri i pacientëve që po trajtohen aktualisht në intubim është 524 prej të cilëve 407 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Gjatë 24 orëve, në spitalet greke janë shtruar 424 pacientë ndërsa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 462./ Opinion.al

Pas