Kabineti i luftës së Izraelit është njoftuar nga ushtria e saj se kanë përfunduar përgatitjet për pushtimin e Rafah, me qëllim eliminimin e eksponentëve të Hamsit që mendohet se fshihen mes civilëve. Është kabineti i luftës ai që do të vendosë për datën e sulmit.
Ushtria izraelite ka bërë me dije se brigada 162, e cila ishte pozicionuar në veri dhe në qendër të Gazës, që nga fillimi i luftës, i është afruar Rafahut dhe se pret vendimin e qeverisë për të fillimisht evakuimin e popullsisë civile e më pas sulmin.
Deri më sot, rreth 150,000 palestinezë janë larguar nga Rafah drejt Khan Yunis dhe Al-Maëasi. Sipas vlerësimeve të ushtrisë, evakuimi i popullsisë së mbetur të Rafah – rreth një milion njerëz – do të zgjasë me javë dhe forcat do të hyjnë në territor vetëm pas përfundimit të tij.