Gati strategjia e turizmit 2030/ Parashikohet taksë e sheshtë për strukturat akomoduese afatshkurtër

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hedhur për konsultim publik strategjinë e turizmit 2024-2030. Synimi i kësaj strategjia është turizmi i qëndrueshëm.

Ndërkohë që parashikohet edhe vendosja e një takse të sheshtë, për strukturat akomoduese afatshkurtër, e cila sipas skenarit të qëndrueshëm do të jetë 50 Euro dhe llogaritet në varësi të numrit të shtretërve.

Kjo gjë do të sjell rritje të të ardhurave nga taksa e turizmit, pasi aktualisht të ardhurat nga taksa e fjetjes llogaritën në masën e 21 milionë Eurove dhe parashikohet të arrijë në 70 milionë në 2030. Ndërsa shtimi i takës së sheshtë parashikohet në nivelin e 14.4 milionë Eurove në 2030, duke bërë që totali i të ardhurave nga taksa e turizmit të arrijë në 85 milionë Euro.

Në strategji përcaktohet se, për të rritur të ardhurat dhe për të formalizuar sektorin, pasi strukturat akomoduese operojnë të paregjistruara dhe nuk deklarojnë shifrat reale të pushuesve dhe të xhiros së tyre do të ngrihet një task-forcë për frenimin e ekonomisë informale, e cila do të identifikojnë strukturat akomoduese të paregjistruara.

Sipas strategjisë së turizmit, do të ketë edhe një rritje të investimeve për hotele, pasi numri i shtretërve në strukturat akomoduese synohet të rritet, nga 59 mije shtretër në 2023, në mbi 132 mijë shtretër në 2030.

Ndërkohë që rritje vlerësohet të kenë edhe strukturat akomoduese afatshkurtër, apartamentet që jepen me qira ditore.

Sipas këtij drafti, në pesë vitet e arshshme do ketë një rritje me 76% të numrit të shtretërve në total, nga 270 mijë në vitin 2023 në rreth 477 mijë shtretër në 2030. Po ashtu të ardhurat nga turizimi vlerësohen të arrijnë nga 4.1 miliardë Euro në 6.6 miliardë Euro në 2030.

Po ashtu synim është edhe rritja e net qëndrimeve nga 4,8 net që është aktualisht në 6 net në vitet në vijim dhe kjo falë një game më tërheqëse të produkteve dhe eksperiencave turistike që synojnë inkurajimin e qëndrimeve më të gjata.

Klan News

 




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT