Sulmuesi i Colorado Rapids, Shkëlzen Gashi nuk do të jetë pjesë e Kombëtares në ndeshjen ndaj Maqedonisë, e cila do të luhet në ora 14:00, nga minuta e 75-të pasi loja e djeshme u ndërpre për shkaku të shiut të madh.
“Faleminderit për mesazhet tuaja. Për fat të keq unë jam lënduar dhe për këtë po udhëtoj për Vizita të mëtejshme Mjekësore. Uroj shumë fat shokëve të mi! #Gashi #SG11”, ka shkruar Gashi në Facebook.