Pas largimit nga detyra Muhamet Rrumbullakut, 13 persona kanë aplikuar për marrjen e postit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Mes tyre është edhe Drejtori i Policisë së Qarkut të Shkodër, Edmond Sulaj, emri i të cilët është lakuar në Kuvend, ku kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi e ka akuzuar për përfshirë në bisedat në SkyEcc.
Pasi Bardhi publikoi në bisedat në SkyEcc, Edmond Sulaj reagoi duke u shprehur se “të cenojnë figurën time në këtë proces të rëndësishëm të hapjes së konkurseve për pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit”, duke paralajmëruar kallëzim penal ndaj kreut të Grupit të PD.
Emrat:
Lufti Minxhozi
Ilir Proda
Idajet Faskaj
Neritan Nallbati
Skënder Hita
Gentjan Shehaj
Ardian Çipa
Sami Rasha
Edmond Sulaj
Pëllumb Seferi
Adriatik Tafçiu
Saimir Boshnjaku
Shemsi Prençi