-Shëndeti

Gabimet që bëni me furçën e dhëmbëve


               Publikuar në : 15:13 - 08/06/19 |
geliano fataj

Furça e dhëmbëve përmban 100 milionë baktere të dëmshme. Përveç baktereve nga goja juaj, furça mund të marrë bakteret e lavamanit tuaj dhe tualetit.

Kjo sipas Bright Side ndodh pasi të gjitha aktivitetet që i kryeni në lavaman dhe tualet lirojnë baktere, kështu ato shkojnë në ajër dhe përfundojnë më pas tek furça e dhëmbëve tuaj.

Nga këto baktere munden të shfaqen sëmundje të ndryshme si ajo cystitis, çrregullime të zorrës së trashë dhe sëmundja dysbacteriosis.

Për të larguar këto rreziqe ju nuk duhet që furçën ta lini në lavamanë apo edhe të përdorni kapak për to, pasi bakteret në vende të mbyllura zhvillohen më shumë.

Ajo cfarë duhet bërë është që furçën ta vendosni diku lartë dhe të pastroni rregullisht mbajtësin e saj./ Opinion.al

Pas