Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

G7 nxit Rusinë të pranojë armëpushimin, ose të përballet me sanksione të mëtejshme 

2025/03/15 at 12:33 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
G7 nxit Rusinë të pranojë armëpushimin, ose të përballet me sanksione të mëtejshme 

Kryediplomatët e shtatë demokracive kryesore perëndimore i kërkuan Rusisë të premten të pranojë një armëpushim të propozuar nga Shtetet e Bashkuara për luftën Rusi-Ukrainë. 


“I bëmë thirrje Rusisë që të reagojë dhe të bjerë dakord për një armëpushim në kushte të barabarta dhe duke e zbatuar atë plotësisht. Diskutuam për imponimin e kostove të mëtejshme ndaj Rusisë në rast se një armëpushim i tillë nuk arrihet, përfshirë sanksione të mëtejshme, kufizime për çmimet e naftës, si dhe mbështetje shtesë për Ukrainën dhe masa të tjera”, thanë diplomatët në një deklaratë të përbashkët në fund të takimit në Kanada. 

Shtëpia e Bardhë tha se i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, foli me presidentin rus Vladimir Putin të enjten. 

“Të gjithë ministrat e jashtëm të G7 janë dakord me propozimin e SHBA-së për një armëpushim që të mbështetet nga ukrainasit dhe fokusi tani është tek përgjigja e Rusisë,” tha të premten ministrja e Jashtme kanadeze Mélanie Joly. 

Ajo shtoi se “topi tani është në fushën e Rusisë kur bëhet fjalë për Ukrainën”. Ministri i Jashtëm britanik, David Lammy i bëri jehonë kësaj ideje, duke deklaruar, “Ka një emërues të përbashkët se tani është koha për një armëpushim pa kushte. Ukraina e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Tani i takon Rusisë ta pranojë atë.” 

Lammy vuri në dukje gjithashtu se po formohet një “koalicion” për t’i siguruar Ukrainës “arkitekturën e sigurisë” të nevojshme dhe mekanizmat e monitorimit për të mbështetur armëpushimin. 

Deklarata e përbashkët e G7 vjen pasi Kremlini tha se mbetet shumë për të bërë për një marrëveshje armëpushimi me Ukrainën, duke sinjalizuar hezitim për të miratuar plotësisht propozimin amerikan. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Putini ende pret përgjigje pasi ngriti disa pyetje në lidhje me zbatimin e armëpushimit. 

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e hodhi poshtë përgjigjen e Putinit duke thënë se kishte vendosur me “qëllim” kushte që ndërlikojnë dhe “zvarritin procesin”. 

“Një armëpushim i përkohshëm i pakushtëzuar 30-ditor është hapi i parë vendimtar që mund të na sjellë dukshëm më pranë një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme,” u shpreh  Zelenskyy të mërkurën në një postim në platformën e mediave sociale X. 

Bisedimet e G7 në Charlevoix, Quebec, mblodhën së bashku ministra nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara. 

Qëndrimi i Kinës 

Përveç çështjes së Ukrainës, ministrat e jashtëm të G7 diskutuan me dyer të mbyllura edhe rolin e Kinës në sigurinë globale, stabilitetin për rajonet e Oqeanit Indian dhe Paqësor dhe sigurinë detare. Të premten, ministrat e jashtëm të G7 mbajtën një seancë të fokusuar në sfidat strategjike që paraqesin Kina, Koreja e Veriut, Irani dhe Rusia. 

Shumë analistë të politikës së jashtme dhe zyrtarë ushtarakë u referohen këtyre katër vendeve si “Boshti i trazirave”, duke iu referuar bashkëpunimit të tyre antiperëndimor në rritje. Deklarata e përbashkët e G7 tha se grupi mbetet “i shqetësuar me rritjen ushtarake të Kinës dhe rritjen e vazhdueshme dhe të shpejtë të arsenalit të armëve bërthamore të Kinës”. 

Ata i bënë thirrje Kinës që të angazhohet në diskutime strategjike për reduktimin e rrezikut dhe të promovojë stabilitetin përmes transparencës. 

Ministrat e jashtëm rikonfirmuan gjithashtu shqetësimet e tyre serioze për situatat në Detet e Kinës Lindore dhe Jugore, duke kundërshtuar fuqishëm çdo përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në, veçanërisht përmes forcës ose detyrimit. 

Anëtarët e G7 theksuan gjithashtu rëndësinë e paqes dhe stabilitetit përgjatë ngushticës së Tajvanit, duke përsëritur kundërshtimin e tyre ndaj çdo përpjekjeje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në me forcë ose detyrim. 

Një armëpushim i mundshëm në luftën Rusi-Ukrainë mund të ndikojë në praninë e SHBA-së në Indo-Paqësorin, pasi zyrtarët dhe analistët sugjerojnë se përfundimi i konfliktit do të lejonte Uashingtonin të ridrejtonte burimet drejt adresimit të sfidave në rajon. 

“Unë nuk mendoj se një konflikt i pafund dhe i vazhdueshëm në Evropë apo në Ukrainë është i mirë për rajonin Indo-Paqësor. Ai largon shumë vëmendjen, kohën dhe burimet e botës larg zonave ku ne vazhdojmë të shohim kërcënime në rritje, “i tha Rubio Zërit të Amerikës në fillim të kësaj jave gjatë një konference në bordin e një aeroplani ushtarak. 

“Në shumë mënyra, ne mund të shpenzojmë edhe më shumë kohë të përqendruar në Indo-Paqësorin, nëse disi mund të sjellim paqe në kontinentin evropian,” vuri në dukje diplomati i lartë amerikan./VOA 



Ju sugjerojmë

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit

9 Korrik, 2025 8:39 am
“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025
Aktualitet

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025

9 Korrik, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:15 am
Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Para
Falsifikonin dokumente për kalim në Angli/Prokuroria e Tiranës godet bazën, arrestohet eksperti i IT-së në gjykatën e Korçës  

Goditën me sende të forta 44-vjeçarin/ Pranga autorit, në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij 

Kryeministri britanik: Putin t’i ndalë sulmet barbare në Ukrainë dhe të pajtohet për armëpushim 

Kryeministri britanik: Putin t’i ndalë sulmet barbare në Ukrainë dhe të pajtohet për armëpushim 

“Distancohuni nga aktet e dhunës”, Policia e Shtetit publikon planin e masave për protestën e opozitës: Ja rrugët që do bllokohen!  

Protesta e PD për mbylljen e "TikTok"/ Policia e Shtetit merr masa, ja segmentet rrugore që bllokohen 
















TE FUNDIT

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
9 Korrik, 2025

Kuvendi i Kosovës do të mblidhen sërish sot, më 9 korrik, në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Ky...

Lexo më shumë

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025
9 Korrik, 2025

Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
9 Korrik, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht ma vranësira...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 9 korrik 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
9 Korrik, 2025

Dashi Nxitimi juaj për të parë të kurorëzuara projektet e deritanishme, tregon paqëndrueshmërinë tuaj. Edhe në raport me partnerin do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com