Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Futbollisti kamerunas rrëfen me lot në sy: Në Shqipëri nuk më japin rrogën, kam mbetur pa ngrënë

2017/01/15 at 9:20 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Futbollisti kamerunas rrëfen me lot në sy: Në Shqipëri nuk më japin rrogën, kam mbetur pa ngrënë

Katër muaj pa u paguar, i ushqyer keq dhe vuajtje deri në kufijtë e mbijetesës. Nuk bëhet fjalë për ndonjë azilant lufte në kampet e Europës apo për të pastrehë që janë të shumtë në rrugët e kryeqytetit shqiptar. Është historia e rrallë dhe rrëqethëse e një futbollisti nga Kameruni. Bëhet fjalë për Janot Tadjong, i cili në verë iu bashkua Sopotit të Librazhdit për të vazhduar karrierën.


23­vjeçari, që luante në Tailandë, zgjodhi Shqipërinë me synimin që më tej të luante në ndonjë kampionat tjetër në Europë. Por, mesfushori nuk e kishte imagjinuar se, pas katër muajsh në vendin tonë, jo vetëm që nuk do të realizonte ëndrrën për të cilën kishte ardhur, por do të përfundonte deri në pikën për të diskutuar mbijetesën. Në një rrëfim për gazetën “Panorama Sport”, Tadjond vendos t’i rrëfejë të gjitha.

“Dy javë përpara ndeshjes së fundit me Turbinën kam mbijetuar duke ngrënë çdo ditë sanduiç. Paratë që kisha grumbulluar, i shpenzova në dy muajt e parë. Kam mbetur pa asnjë shpresë në Tiranë. Vazhdoj të jetoj vetëm falë zemërgjerësisë së disa miqve të mi, të cilët më sigurojnë vaktet e ditës. Kërkoj paratë e mia dhe asgjë më shumë”, deklaron ndër të tjera kamerunasi që nuk i përmban dot lotët.

Janot, si ndodhi që nisët një aventurë në Shqipëri pas disa sezonesh eksperiencë në Tailandë?

Ëndrra e çdo futbollisti janë kampionatet europiane të futbollit. Me anë të menaxherëve, mora një ofertë për të udhëtuar drejt Shqipërisë, për të luajtur në kampionatet shqiptare. Duke e parë si një shtysë për një të ardhme më të mirë u nisa drejt Shqipërisë dhe  kur arrita, mësova se ekipi im do të ishte Sopoti. Kampionatin shqiptar nuk e njihja fare, por më pëlqejnë sfidat dhe prandaj pranova.

Si ju duk Shqipëria dhe kampionati shqiptar, arritët të ambientoheshit pas 4 muajsh?

Nuk ishte ajo që kisha ëndërruar dhe imagjinuar unë. Kampionatin shqiptar e mendoja ndryshe, me më shumë para dhe më shumë përgjegjësi, por nuk qenka kështu. Njerëzit që më rrethojnë po, ata janë të afrueshëm dhe më kanë ndihmuar në çdo aspekt, por eksperienca futbollistike është një katastrofë. Nuk kam mundur të luaj aq sa kam dashur, pasi kam pasur edhe disa probleme për sa i përket dokumentacionit dhe kjo më ka penalizuar jo pak. Por, çfarë të bësh, ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu si ne e kemi imagjinuar dhe menduar. Gjithsesi, mendoj se kjo eksperiencë jo e mirë në Shqipëri do të më shërbejë për diçka.

Nga fotot tuaja në profilin e “Facebook”­ ut, duket që keni një fizik mjaft të përgatitur, i palestruar dhe plot energji. Nuk mendonit se ishit i aftë për një skuadër të një niveli më të lartë se Sopoti?

Futbolli tajlandez vërtet nuk ka ndonjë nivel për t’u admiruar, por ama përgatitja në stërvitje dhe forca fizike e lojtarëve është e madhe. Veç stërvitjes në grup, në skuadër na detyronin të bënim edhe palestër, çka më ka bërë të kem një trup të tillë që këtu në Shqipëri po filloj ta humbas.

Te Sopoti ka pasur probleme financiare këtë fazë të parë të kampionatit. Sa ka rënduar kjo te ju?

Shoh që jeni i informuar për situatën, e cila ka ndikuar keq te të gjithë ne futbollistët, sidomos tek unë. Erdha nga larg për një ëndërr, por po i shtyj muajt nga halli, pasi gjendem në një situatë katastrofike financiare. Nuk jam paguar për asnjë muaj, edhe pse kam katër muaj te Sopoti që stërvitem e luaj. Dy muajt e parë i kam shtyrë duke shpenzuar nga paratë që kisha me vete kur erdha me shpresën se një ditë do t’i kompensoja kur të më paguanin. Por, kjo ende nuk ka ndodhur dhe vazhdoj të qëndroj në Tiranë pa asnjë shpresë.

Si ia bëni që të mbijetoni në Tiranë kur ende nuk jeni paguar asnjë muaj dhe i keni harxhuar edhe paratë që keni pasur kur keni ardhur?

Këto dy muajt e fundit jam sajuar me çfarë të mundem. Shokët më kanë ndihmuar shumë. Një njeri i veçantë për mua, të cilit nuk dua t’ia përmend emrin, më ka ftuar në shtëpinë e tij çdo darkë duke më siguruar vaktin. Dhe, për më shumë se dy muaj, e kam siguruar darkën me anë të këtij shoku që zoti ia shpërbleftë gjithçka ka bërë për mua. Ndërsa vaktet e tjera m’i kanë siguruar miq të tjerë. Dikush më fton për drekë, ndërsa një tjetër për kafe dhe kështu kam arritur të mbijetoj. Një periudhë kur edhe shokët e mi të dhomës nuk kishin marrë as ata pagat, kemi qenë shumë keq. Dy javë para ndeshjes me Turbinën që ishte e fundit për vitin e kaluar, kemi jetuar vetëm me sanduiçë që na i ofroi pronari i picerisë poshtë shtëpisë, pasi e dinte hallin tonë. Ndërsa ditën e ndeshjes kemi shkuar pa ngrënë asgjë. Dhe, për çudi, fituam. Të gjithë bënim shaka kur u kthyem nga ndeshja që si arritëm të fitonim, edhe pse nuk kishim ngrënë. Para ndeshjes lojtarët e tjerë morën të gjithë paratë, përveç meje. Nuk e di pse nuk m’i dhanë, por kam besim që do t’i marr një ditë.

Si e mendoni se do të zgjidhet çështja juaj, pasi duket se jeni në gjendje kritike?

Pa marrë paratë, nuk kam ku shkoj. Nuk mund të kthehem në shtëpi pa u çuar familjarëve para, pasi ata presin nga unë. Në këto muaj veçse u kam marrë dhe nuk u kam dërguar asnjë lek. Nuk mund të shkoj e t’u them që në Shqipëri nuk më paguan. Do pres të rifillojmë përgatitjet dhe kam besim se do t’i marr paratë e mia. Zoti është i madh, do mendojë dhe për mua. Ai ka një zgjidhje për të gjitha situatat.

Drejtuesit çfarë ju kanë thënë?

Më kanë thënë që ekipi ka pasur disa probleme financiare dhe së shpejti do t’i zgjidhin. Jam në pritje, pasi pa para nuk kam ku të shkoj. Pres që ekipi i Sopotit të bëjë punën e tij dhe të më paguajë gjithçka më detyrohet, asgjë më shumë. Kam menduar që të filloj të bëj ndonjë punë tjetër sa për të mbijetuar, por nuk më ka ofruar njeri. Mbase prej ngjyrës së lëkurës, nuk e di. Nëse do ta kthenit kohën pas, çfarë do të kishit bërë, do kishit udhëtuar drejt Shqipërisë? Ndoshta për të gjetur nuse, por për futboll kurrë më./ Panorama sport

Etiketa: futbollisti kamerunaskam mbetur pa ngrenerrefimi trondites


Ju sugjerojmë

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

4 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor
Life Style

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor

4 Dhjetor, 2025 4:06 pm
Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike

4 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës
Kronikë

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës

4 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë
Kryesore

Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë

4 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes
Kryesore

Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes

4 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Medvedev: Nëse BE-ja e çmendur vjedh asetet ruse, do të shpërthejë lufta
Bota

Medvedev: Nëse BE-ja e çmendur vjedh asetet ruse, do të shpërthejë lufta

4 Dhjetor, 2025 2:18 pm
Shkon të blejë ilaçe, i moshuari në Pogradec ndërron jetë në farmaci
Kronikë

Shkon të blejë ilaçe, i moshuari në Pogradec ndërron jetë në farmaci

4 Dhjetor, 2025 1:49 pm
Akuzohet për korrupsion, Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Europës
Bota

Akuzohet për korrupsion, Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Europës

4 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në një piceri, lëndohet pronari dhe punonjësi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në një piceri, lëndohet pronari dhe punonjësi

4 Dhjetor, 2025 1:31 pm
Para
VIDEO/ Përpiqet të ndalë grabitësin e armatosur në market, shqiptari rrezikon jetën 

VIDEO/ Përpiqet të ndalë grabitësin e armatosur në market, shqiptari rrezikon jetën 

I nxehur nga pritjet e gjata, qytetari paguan 3 mijë dollarë taksa në monedha: 12 orë për t’i numëruar 

I nxehur nga pritjet e gjata, qytetari paguan 3 mijë dollarë taksa në monedha: 12 orë për t'i numëruar 

Roshi, Tahiri dhe Selami/ Humbën mandatin, por do marrin rrogën për tre vjet 

Roshi, Tahiri dhe Selami/ Humbën mandatin, por do marrin rrogën për tre vjet 
















TE FUNDIT

Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
4 Dhjetor, 2025

Zbardhen 10 emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese, për zëvendësimin e Sonila Bejtjas së cilës i mbaroi...

Lexo më shumë

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor
4 Dhjetor, 2025

Rezultatet e një studimi konfirmojnë se kalimi i tepërt i kohës në mediat sociale është i dëmshëm për shëndetin tuaj...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike
4 Dhjetor, 2025

Ndërsa në Kuvend u debatua për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, kryeministri Edi Rama iu përgjigjet në distancë. Kreu i qeverisë...

Lexo më shumë

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës
4 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 4 milionë euro, në pronësi të shtetasit Fatos Pelivan Canaj dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com