Futbollistët ushqehen vetëm me makarona, mish pule ose fruta dhe perime? Nuk është e vërtetë. Sulmuesi i Wolfsburg Max Kruse nuk e kursente Nutella-n. Kështu raporton gazeta BILD, që gjithashtu deklaron se pronari i klubit Allofs i ka tërhequr veshin lojtarit. Gjërat mesa duket nuk po shkojnë mirë për Max Kruse momentalisht. Së fundmi është njoftuar se ai kishte humbur 75,000 euro në një taksi (klubi e ka konfirmuar ngjarjen). Tashmë mesa duket lojtari ka edhe një problem ushqimi. “Max duhet të korrigjojë disa gjëra,” ishin fjalët e Allofs.
Djaloshi 27-vjeçar raportohet të ketë ngrënë më shumë Nutella seç duhet në mëngjes, dhe kjo ka qenë arsyeja pse Allofs e ka këshilluar. Sipas BILD, pronari dhe trajneri i Ëolfsburg Dieter Hecking, e kanë këshilluar blerjen më të mirë të verës së kaluar, të mos konsumojë aq shumë Nutella dhe produkte të ngjashme me shumë çokollatë. Mesa duket problemet nuk kanë të mbaruar për sulmuesin.