Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Rrëfimi tronditës i futbollistit të Elbasanit: “Na hoqën bukën dhe ushqeheshim me byreqe”

2016/12/10 at 9:32 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Intervista/ Rrëfimi tronditës i futbollistit të Elbasanit: “Na hoqën bukën dhe ushqeheshim me byreqe”

Enkel Alikaj, një nga pesë anëtarët e “grupit armiqësor” që u pezulluan nga skuadra e Elbasanit për shkak se kanë nxitur bojkotin e skuadrës dhe dëmtuar imazhin e ekipit, rrëfehet në një intervistë për “Panorama Sport” për gjithçka ndodhi këtë periudhë në Elbasan. Ai akuzon se klubin e drejtojnë komunistë, të cilët veprojnë me metoda komuniste. Sipas tij, në Elbasan iu hoq edhe buka një javë para përjashtimit, mungonte baza materiale dhe shkonte në ndeshje me xhinse. Për mesfushorin nuk do të ketë më kthim pas për të vazhduar më në Elbasan dhe preferon më mirë ta lërë futbollin sesa të bashkëpunojë me këta drejtues, të cilët, sipas tij, po e shkatërrojnë futbollin në këtë qytet. Për Alikajn, jabanxhinjtë u bënë “koka turku”


Enkel, si ju njoftuan për pezullimin nga skuadra?

Shkuam normalisht të gjithë në orarin e stërvitjes, kur pashë që disa nga djemtë e rinj nuk ishin zhveshur për stërvitjen. I pyeta dhe më thanë që nuk kishte para për ne. Normalisht më erdhi shumë keq, sepse në momentin që vendosëm të mos kryenim stërvitje, ata ishin së bashku me pjesën tjetër të ekipit. Shkova te dhoma e trajnerit për t’u interesuar dhe aty ishte edhe Kotorri. I thashë që të hiqnim të gjithë nga 50 mijë lekë (të vjetër) dhe t’u plotësonim diçka edhe atyre të rinjve. Në këtë moment ndërhyri trajneri dhe më tha: “Bëre mirë që erdhe dhe ulu pak”.

Çfarë ju tha trajneri?

Më thotë që kryesia e klubit kishte vendosur që ne jabanxhinjtë të mos stërvitemi për një afat njëmujor. Domethënë që na kishin përzënë nga klubi. A thua sikur ishim ne të vetmit që nuk dolëm në stërvitje dhe ishim ne problem që gjërat nuk po shkonin në rrugën e duhur.

Më pas pritët administratorin?

Sigurisht, i cili vjen dhe na komunikon vendimin e marrë.

E prisnit diçka të tillë?

Të them të drejtën, nga eksperienca që kam, e prisja një gjë të tillë. Përderisa nuk po paguheshim dhe buka na u hoq një javë më parë, ishte diçka e pritur dhe neve jabanxhinjve do të na binte përgjegjësia.

Si ju hoq buka?

Po pra, ushqeheshim me paratë tona. Hanim byreqe dhe sanduiçë me paratë tona, madje na kanë qerasur edhe shokët e skuadrës. Kjo ka ndodhur ndeshjen e fundit me Dinamon.

Ju ka ndodhur ndonjëherë si në Elbasan?

Kam parë dhe provuar shumë gjëra gjatë karrierës sime. Por, ishte e thënë që të provoja edhe këtë diskriminim do të thosha si para kohës së demokracisë, si në diktaturë. Megjithatë, mua nuk më habit ky fakt, sepse aty ka njerëz të cilët vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik sistemit komunist.

Cilët janë ata?

E dinë mirë ata kush janë. Bëhet fjalë për njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me sportin dhe që kanë marrë në qafë një qytet të tërë, i cili është përkrahës dhe dashamirës i sportit. Nuk ka shumë vend për koment dhe nuk ka asnjë logjikë që të habitem me atë që ndodh aty, sepse aty nuk funksionon asgjë.

Çfarë nuk funksionon aty?

Kam bërë një kontratë me klubin e Elbasanit, çka do të thotë që ti më plotëson kushtet mua dhe, më pas, pret të shohësh se për çfarë shërbej në fushën e lojës. Por, ti mua si sportist nuk më ushqen, nuk më paguan dhe minimumi nuk më jep as bazë materiale. Aq sa më vjen turp të shkoj në ndeshje me xhinse nga shtëpia. Atëherë, ti çfarë kërkon nga unë?!

Sipas jush, pse e pësuan vetëm jabanxhinjtë?

Ne të gjithë u përpoqëm dhe u bëmë bashkë që të përfitonim dhe të çonim pagën në shtëpitë tona. Kjo është e paprecedentë në fakt. Dhe, nuk ia fal askujt që të luajë me ndjenjat dhe vuajtjet e mia, si dhe të familjarëve tanë. E pësuam ne se nuk kishin të na paguanin, është e qartë si drita e diellit. Pastaj u duhej të bënin disa “koka turku” dhe bënë disa nga Shqipëria dhe jo nga Elbasani.

Dakord, po ju jabanxhinjtë sa lidhje kishit me bojkotin?

Aq sa kishin edhe të tjerët. Madje, Agastra, që është pezulluar si ne, nuk ka qenë fare në Elbasan, sepse ka qenë i dëmtuar dhe bënte terapi në Tiranë.

Tani si do t’ia bëni me kontratën në Elbasan?

Unë futbollin e lë dhe aty nuk shkel më, për aq kohë sa ata njerëz do të jenë aty rrotull. Ua siguroj se nuk e duan qytetin e Elbasanit ata më shumë sesa ne të pezulluarit.

Po me rrogat që keni për të marrë?

Kam edhe dy rroga për të marrë. Do t’i pres njëherë çfarë do të bëjnë dhe si do të shkojnë ngjarjet. Ndoshta pastaj do t’ia fal, sepse aty dikush është mësuar të pijë gji nga disa nëna.

Çfarë ju ka mbetur peng nga Elbasani?

Më ka ardhur shumë keq që nuk arritëm të afronim sportdashësit elbasanas. Ishte një ndër qëllimet e mia, sepse e di sesa pozitivë dhe të zjarrtë janë. Ndaj, në emrin tim, u kërkoj falje për paraqitjen tonë./ Panoramasport.al

aliajjj



Ju sugjerojmë

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën
Rajoni

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën

14 Maj, 2025 9:26 am
Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
Kryesore

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50

14 Maj, 2025 9:20 am
Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
Kryesore

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

14 Maj, 2025 9:04 am
Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
Kryesore

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

14 Maj, 2025 8:51 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryesore

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

14 Maj, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

14 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 14 maj 2025

14 Maj, 2025 8:14 am
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Para
E pazakontë/ Federata nuk u jep shpërblimin, futbollistet nuk u lirojnë hotelin prej një jave

E pazakontë/ Federata nuk u jep shpërblimin, futbollistet nuk u lirojnë hotelin prej një jave

Video/ Flet roja i Burgut të Bënçës: Ja jeta e Fatos Nanos në burg, si sillej ish-kryeministri

Video/ Flet roja i Burgut të Bënçës: Ja jeta e Fatos Nanos në burg, si sillej ish-kryeministri

Merkato dimërore/ Bacca zëvendëson Sanchezin te Arselalin?

Merkato dimërore/ Bacca zëvendëson Sanchezin te Arselalin?
















TE FUNDIT

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën. Gjatë pasdites, ai do të takohet me presidenten...

Lexo më shumë

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
14 Maj, 2025

Procesi i numërimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, ka përfunduar në të gjithë vendin, teksa tashmë vijon...

Lexo më shumë

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
14 Maj, 2025

“Klan News” ka siguruar deklaratën e parë të fituesit të zgjedhjeve të së dielës, Edi Rama. Në një intervistë për...

Lexo më shumë

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
14 Maj, 2025

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës. Siç bëhet me dije numërimi i votave të shtetasve nga jashtë pritet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com