Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Futboll/ Skandali në Kategorinë e Parë, Etika nis hetimin

2016/04/17 at 12:20 AM
në Aktualitet, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Futboll/ Skandali në Kategorinë e Parë, Etika nis hetimin

Më në fund “zgjohet” Komisioni i Etikës në institucionin e futbollit shqiptar. Pas akuzave të përditshme për trukime të ndeshjeve në kampionatin e Kategorisë së Parë, të rrëfyera ekskluzivisht në “Panorama Sport” nga drejtues klubesh, trajnerë dhe lojtarë, Etika është mbledhur dje për herë të parë për këtë vit.

Në orën 11:30, në ambientet e FSHF­së, anëtarët e komisionit: Fatmir Braka, Bejkush Birçe, Agron Kuliçaj, Ardian Leka dhe Bashkim Koka, të shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i federatës, Ilir Shulku, fillimisht kanë nisur mbledhjen me zgjedhjen e kryetarit dhe zv.kryetarit të Etikës. Pesë anëtarët ishin në një mendje, duke rizgjedhur si kryetar avokatin e njohur, Braka, si dhe zv.kryetar ishtrajnerin e Kombëtares, Bejkush Birçe. Pas këtij procesi formal, mbledhja ka vijuar me shqyrtimin e problematikës që ka shoqëruar kampionatin e Kategorisë së Parë në javët e fundit.

Shulku ka vendosur në dijeni anëtarët për gjithçka ka ndodhur dhe pas diskutimeve është rënë dakord që në mbledhjen e radhës, e cila u la për datën 28 prill, të shqyrtohet hollësisht i gjithë materiali. Bëhet fjalë për të gjitha akuzat që përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë së Parë kanë ngritur për ndeshjet e dyshuara si të trukuara në javën e kaluar. Deklaratat e lojtarëve, por edhe trajnerëve për shitblerje ndeshjesh, apo akuzave të ngritura për tentativa të klubeve për ryshfet ndaj futbollistëve dhe arbitrave do të merren parasysh, duke u investiguar nga Komisioni i Etikës. Hetimi Burime të sigurta të gazetës kanë bërë të ditur se Etika ka kërkuar nga sektori i garave në FSHF që t’i vendosë në dispozicion të gjitha deklaratat e dhëna nga drejtues, lojtarë apo trajnerë gjatë javës së kaluar në “Panorama Sport”.

Gjithashtu, Komisioni do të njihet edhe me një video­akuzë, që është dërguar në institucionin e futbollit nga klubi i Luftëtarit. Gjatë ndeshjes Turbina­Luftëtari 0­1, luajtur të mërkurën e kaluar, gjirokastritët kanë filmuar duke qëndruar në dhomën e arbitrave drejtorin sportiv të Sopotit, Nesti Binishi. Ky i fundit nuk kishte lidhje me atë takim dhe për më tepër që ishte në një vend ku kategorikisht nuk i lejohej të qëndronte. Nga këtu nisën edhe akuzat, që futën në “lojë” shumë klube të së Parës. Presidentë që flisnin hapur për lënie ndeshjesh, por edhe lojtarë që akuzonin arbitrat se kanë marrë para.

Gjithsesi, tashmë çdo gjë është në dorën e Etikës dhe mbetet për t’u parë nëse ata që kanë ngritur akuzat do ta konfirmojnë një gjë të tillë edhe kur të thirren si dëshmitarë. Këtë herë Kategoria e Parë ka prodhuar një skandal të vërtetë dhe Etika ka në dorë fakte që duken të pakundërshtueshme dhe të thëna nga vetë “aktorët”. Hapi i parë i komisionit është shqyrtimi i të gjitha materialeve, por për të arritur te vendimet, duket se duhet pritur disa javë, ndoshta edhe muaj. Në mbledhjen e radhës Komisioni do të vendosë për dëgjimin e atyre që kanë ngritur akuzat, por gjithashtu edhe zyrtarëve të ndeshjeve që dyshohet se janë trukuar. /panoramasport/

Ju sugjerojmë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Aktualitet

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 4:14 pm
Para
Video/ Në shesh-xhirimin e një filmi me skena erotike

Video/ Në shesh-xhirimin e një filmi me skena erotike

Zgjedhjet në universitete, Shullazi kërcënon Kulen dhe Konin?

Zgjedhjet në universitete, Shullazi kërcënon Kulen dhe Konin?

Video/ Kush i informoi dhe si iu kontaktuan gazetarët për Panama Papers

Kompanitë “offshore” shqiptare: Mbizotërojnë koncesionet, të preferuar Ishujt Cayman

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com