“Duhani vret më shumë se Obama, megjithëse dhe ai ka vrarë shumë”. Është ky slogani që ka zgjedhur një kompani publicitare në Moskë. Reklama është realizuar nga një shoqatë kundër duhanit, por krahasimi është paksa i tepëruar.
Vetëm disa javë më parë në një dyqan lodrash ishte portretizuar Obama si një majmun, veprim që hapi shumë polemika. Por ky i fundit patjetër që do hapë më shumë.