Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fushata më e shëmtuar e pluralizmit!

2017/06/24 at 4:54 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
A ishin këto mesazhet e Kerrit?

Nga Blendi FEVZIU


Si mund ta quaj këtë fushatë dhe sa konsideratë mund të kem për të, pyeta veten dje në darkë, kur fushata e 25 Qershorit u mbyll. Fati e ka sjellë  të ndjek çdo fushatë zgjedhjesh kombëtare që prej 31 Marsit, 1991. Në këto 26 vjet, kjo është fushata e 11-të që përcjell si gazetar (pa llogaritur zgjedhjet lokale). Është e gjashta fushatë në 20 vitet e emisionit ‘Opinion’ që e kam përcjellë nga studioja live çdo natë. Sot mund të them një gjë, me bindje të plotë: ishte një fushatë e mërzitshme, një fushatë bosh dhe padyshim më e keqja që unë njoh në këto 26 vjet. 

Si do ta klasifikoja këtë fushatë, pyeta vetën sërish dhe gjeta vetëm një përgjigje: pa pasion, pa emocion dhe tejet teatrale. Një teatër i madh ku mungonte një gjë që në fushatat shqiptare nuk ka munguar kurrë: shpirti i sfidës. 

Ishte një fushatë shumë larg asaj të 3 Korrikit 2005, që ka qenë padyshim më e mira në Shqipëri këto 27 vjet. Një fushatë e mbushur me besim, bindje, frymëzim dhe padyshim kredo morale. Një fushatë ku Berisha, Nano e Meta, prodhuan një ndër spektaklet më të jashtëzakonshëm politike të këtij vendi dhe ku secili, besonte me shpirt në atë që deklaronte. Ishte një fushatë që sfida direkte e mazhoritarit e bëri edhe më të mprehtë dhe që vështirë se do rikthehet sërish me atë emocion në Shqipëri. Një fushatë ku u përballën ide, programe, por ku nuk mungoi edhe ajo që gjendet kaq rrallë në Shqipëri, ndjesa publike.

Ishte një fushatë që nuk kishte entusiazmin dhe naivitetin e asaj të 1991 dhe 1992. Nuk kishte shpresën që ngjallnin ato të dyja dhe dashurinë e besimin mes liderëve politikë dhe votuesve të tyre. Për arsye specifike, ato dy fushata nuk përsëriten më, dhe për mua, mbeten margaritaret e pluralizmit dhe garës politike në Shqipëri.

Nuk ishte një fushatë si ajo e 1996, e tensionuar, por e mbushur me besimin e palëve që në garë ishin më mirë dhe më bindës se kundërshtari. E dominuar nga besimi për fitore dhe me një garë reale, garë plot pasion.

Nuk ishte një fushatë si ajo e 1997, me rreziqe, plumba, dhunë e vrasje, por me vendosmërinë e politikanëve për të komunikuar me zgjedhësit e tyre dhe për t’ju garantuar atyre një të ardhme më të mirë. Një të ardhme permes votës. Edhe ajo ishte një fushatë e vërtetë, edhe pse tejet e vështirë.

Nuk ishte një fushatë si ajo e 2009, një përballje brilante e dy shkollave, asaj të Berishës tradicional dhe plot pasion e bilanc, me atë të Ramës që premtonte një politikë të re. Një fushatë po ashtu mbresëlënëse qoftë edhe në ballafaqimet publike.

Nuk ishte një fushatë as si ajo e 2013, kur Rama e Meta ja arritën të ngjallin shpresën për ndryshim dhe kur Berisha, me shifrat në disfavor, qëndroi në fushëbetejë deri sekondën e fundit, me bindjen që vetëm vota mund ta largonte prej andej.

Nuk ishte as si dy fushatat e referendumeve të kushtetutave, më 1994 dhe 1998, mbushur me tension dhe dëshirë për të sfiduar tjetrin. Jo! Ishte një fushatë as e shëmtuar dhe as e bukur. Ishte një fushatë e mërzitshme. Mund të thoja me shumë lehtësi: ishte më e keqe se ajo e 2001 që unë e konsideroja më të shëmtuarën deri sot. 

Ishte një fushatë ku asnjë nga liderët nuk ngjante i vërtetë. Rama me teatrin e tij që pengesë për vendin kishte qenë LSI dhe me fabulën e timonit; Meta me kontestimin e qeverisjes 4 vjeçare ku kishte qenë pjesë ndërkohë që vijon të qëndrojë në qeveri; Basha me Republikën e Re, që më shumë e ka përdorur si grafikë të bukur banderolash se sa e ka shtjelluar si aksion politik. 

Ishte një fushatë ku Rama dhe Meta nuk dhanë llogari për qeverisjen dhe ku Basha nuk ja doli të hapë debat për programin dhe premtimet e tij. E gjithë vëmendja u përqëndrua tek batutat mes Ramës e Metës. Ato që do kujtoten nga kjo fushatë janë poturet e Ramës, 2 gishtat me trëndafil, kazani, tepsia, pantallonat prej doku të Bashës apo sporti me selfie “alla Rama”, deklarata e Metës se vendimet e LSI i merr Petrit Vasili dhe padyshim më e famshmja, timoni që Rama e kërkoi kaq shumë nëpër Shqipëri, por që makinës nuk di t’i japë. 

Ishte një fushatë për t’u harruar dhe padyshim që do të harrohet shpejt…

 

Etiketa: blendi fevziufushatame e shemtuarapluralizmi


Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Bashkëshortja e Vucic i la të gjithë pa fjalë në ceremoninë e inaugurimit të presidencës

Bashkëshortja e Vucic i la të gjithë pa fjalë në ceremoninë e inaugurimit të presidencës

Reagon LSI-ja e Sarandës, Rilindja e tmerruar nga humbja e nesërme dhe e turpëruar nga lakuriqët e saj

Reagon LSI-ja e Sarandës, Rilindja e tmerruar nga humbja e nesërme dhe e turpëruar nga lakuriqët e saj

Denoncimi/ Berisha publikon emrat e kontrabandistëve të kafesë

Berisha nuk ndalet me denoncimet, ja si blihet vota në Gjirokastër
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}