Aktualitet

Furnizimi me energji/ OSSH: Shqetësim rrufetë, probleme në Dibër dhe Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:50 - 06/12/21 |
Opi Nion

Prej mbrëmjes së djeshme vendi ynë është përfshirë nga rreshje të dendura shiu.

Ndërkohë, OSSH ka reaguar ditën e sotme në lidhje me situatën e furnizimit me energji elektrike.

Impakti i reshjeve, shoqëruar me rrufe, në rrjetin elektrik është konstatuar në zonat rurale dhe pjesërisht në rrethinat e qyteteve Dibër dhe Shkodër. Kjo e fundit, në disa lagje ka probleme të furnizimit më energji elektrike si pasojë e dëmtimit të shtyllës 35kV.

OSSH thekson se hidrovorët dhe linjat që furnizojnë spitalet, institucionet e rëndësisë së veçantë janë në punë./Opinion.al

Pas