Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fuga komenton mbledhjen e ASH, dy fjalë edhe për ndërkombëtarët

2019/07/20 at 6:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fuga komenton mbledhjen e ASH, dy fjalë edhe për ndërkombëtarët

Akademiku Artan Fuga ka komentuar në një intervistë televizive mbledhjen e Akademisë së Shkencave dhe vendimin e saj për të dërguar edhe njëherë te presidenti për rishikim kandidaturën e Skënder Gjinushit.


Për Fugën mbledhja ishte e paligjshme. Ai konstatoi një sërë problematikash duke filluar që nga mos prania e mediave, procedura e kthimit të ligjit tek presidenti dhe karakteri i jashtëzakonshëm i mbledhjes.

Ai tha se frika ndaj transparencës nëpërmjet medias tregon se organizatorët kanë dashur të fshehin diçka. Brenda akademikëve ka patur zëra kundër vendimit kryesisë sipas Fugës.

“Ai që do që gjëja të fshihet, të mbulohet, mos të dalë në opinionin publik, është ai që ka shqetësime. Pyetja ime është se si një akademi të mos pranojë transparencën e punimeve të veta. Aty ishin 2 akademikë nga 44, unë për arsye etike nuk bëj zëdhënësin por me aq sa di unë, unë nuk isha i vetëm në një pozicion që shkonte kundër asaj që kryesia dhe këshilli ekzekutiv donte, që të kthehej edhe njëherë tek presidenti që këtë kandidat shikojeni prapë. Nuk mund t’i kërkojmë presidentit rishikim sepse është pozicion juridik i panjohur. Pozicioni im, jemi në një mbledhje të paligjshme, po kërkojmë një gjë të paligjshme. Për mua presidenti është një pozicion”, tha Fuga.

Fakti se kjo mbledhje u deklarua si e jashtëzakonshme për Fugën nuk ka kuptim pasi kjo gjë nuk ekziston për Akademinë.

“Mbledhje të jashtëzakonshme nuk ka, terma ushtarakë në shkencë nuk ka. Për të intimiduar opinionin publik që të reagojë menjëherë në këtë amulli. Ne nuk jemi shoqëri jodemokratike por shoqëri kaotike. Unë pyes ç’është kjo mbledhje e jashtëzakonshme. Mbledhje të jashtëzakonshme e thërret këshilli ekzekutiv që nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhje. E dyta hajde të kërkojmë që presidenti të rishikojë një vendim. Kur unë them 1 akademik përtej fushës së studimeve është anëtar i një turme, si çdo turmë. Këtë i thashë dhe këtu qëndroj. Diskutimet nuk është se ishin të gjallë. Kishte dhe nja dy diskutime të tjera dhe më pas u votua për një gjë që nuk janë kompetentë”, u shpreh Fuga.

Ndër të tjera Fuga foli dhe për reformën në drejtësi. Ai theksoi se ajo duhet të jetë e pavarur nga politika por kjo gjë sipas tij nuk mund të garantohet nga aktorët politik vendas. Sa i përket ndërkombëtarëve ai shtoi se ata nuk mund ta kuptojnë situatën në vend dhe se nuk mund të dalin dot nga kornizat institucionale.

“Kam një shqetësim, duhet që drejtësia duhet të jetë e pavarur nga politika. Nëse nuk është e pavarur nga politika, atëherë edhe njerëzit e rinj do të bien pre e drejtësisë si këta sot. Unë mendoj se politika shqiptare nuk është në gjendje të krijojë drejtësi të pavarur. Nëse partnerët e huaj vënë dorë dhe krijojnë këtë gjë jashtë sistemit, këtu besoj. Që politika vetë është e ndërgjegjshme, këtë nuk mund ta besoj. Unë mendoj se ndërkombëtarët e kanë shumë të vështirë që të pranojnë një politikë që del jashtë sistemit. E kam thënë edhe kur PS i futi deputetët e vet në  çadra, në rrugë dhe në bulevard. Ndërkombëtarët duke jetuar në një sistem institucional, ku politika bëhet brenda institucioneve. E kanë vështirë, sepse nëse pranojnë, gjithë sistemi global mund të bëhet i tillë. Siç kishin ardhur punët në Shqipëri, opozita ishte kthyer në fasadë. Kështu, ajo nuk mund të kryente asnjë ol kritik a alternativë. Qëndrimi opozitar ka anët e veta avantazhuese dhe disavantazhuese.

Ne jemi sistem në krizë, ku 85 përqind e elektoratit ka dalë jashtë sistemit. Sistem që Unë jam i bindur se edhe brenda dhe jashtë vendit, ndërkombëtarët duhet ta kuptojnë se nuk funksionon kështu. Unë di që ky sistem me 85 përqind të votuesve që nuk votojnë për autoritetet e përfaqësimit lokal nuk mund të funksionojë” tha akademiku Fuga. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Basha: As 1 në 3 socialistë nuk mori pjesë në farsën e 30 qershorit

Basha: As 1 në 3 socialistë nuk mori pjesë në farsën e 30 qershorit

Hajdari e ashpër me të gjithë: Ka nevojë për një frymë të re demokratike

Hajdari e ashpër me të gjithë: Ka nevojë për një frymë të re demokratike

Voltana Ademi deklaron se është shantazhuar nga zyrtarë të mazhorancës

Voltana Ademi deklaron se është shantazhuar nga zyrtarë të mazhorancës
















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com