Nga Samiti i Tretë i Diasporës, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt 22 nëntori, dita e alfabetit të gjuhës shqipe të jetë një festë zyrtare për Shqipërinë.
Ndër të tjera, ai ka ftuar edhe shtetin e Kosovës që të bëj të njëjtën gjë.
“Jam dakord me presidentin. Unë mendoj që dita e gjuhës të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri. Madje unë ftoj edhe presidenten e Kosovës që t’ia propozojë edhe kryeministrit. Unë e dëgjoj presidentin për vete”, tha Rama, duke shkaktuar të qeshura në sallë./opinion.al