Drejtuesi i Shqipëria Behët, Adritatik Lapaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me nismën e një grupi opozitarësh për të krijuar një tryezë bashkimi mes forcave opozitare.
Lapaj u shpreh se e mbështet këtë iniciativë, ndërsa tregoi dhe kushtet që ai ka që të t’i bashkohet tryezës.
“E përshëndes iniciativën e zotrinjëve të nderuar dhe kemi qenë të hapur totalisht që në këtë shesh kundër atyre që na vjedhin, të gjithë ata që janë faktor në opozitë dhe qytetarë që nuk janë dakord me hajdutërinë duhet të komunikojnë dhe të bashkohen nën flamurin kombëtar. I vetmi kriter që ne kemi vënë është flamuri kombëtar dhe sigurisht kërkesa jonë që bazohet te krijimi i qeverisë tranzitore”,-tha Lapaj.














