Komisioni i Disiplinës në FSHF dënoi me 1 vit pezullim Presidentin e klubit Apolonia, Koço Kokëdhima, i cili hyri në fushë në ndeshjen e femrave midis ekipit fierak dhe Gramshit.
I njëjti penalitet u dha edhe ndaj zyrtarit Kiri Mundija, ndërsa trajneri Mariglen Kule u ndëshkua me 8 ndeshje pezullim.
Me 4 ndeshje pezullim u penalizua edhe Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë. Për të dyja klubet pati edhe penalitete financiare.
Për sjellje të gabuar të tifozëve u dënuan edhe Vllaznia e Egantia, ndërsa Teuta u paralajmërua të mos stërvitet në stadiumin “Niko Dovana”.
Klan News