Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Frikë për përhapje të luftës/ Çfarë dihet deri më tani për sulmin vdekjeprurës me dron në bazën amerikane

2024/01/28 at 9:07 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Frikë për përhapje të luftës/ Çfarë dihet deri më tani për sulmin vdekjeprurës me dron në bazën amerikane

3 ushtarë amerikanë mbetën të vrarë dhe më shumë se 30 personel i ushtrisë u plagosën, pasi militantët e mbështetur nga Irani ndërmorën një sulm me dron në një bazë ushtarake të Ushtrisë Amerikane në Jordani.

Droni ra pranë zonës së banimit të bazës, e cila ndodhet pranë kufirit me Sirinë. Sipas asaj që shkruan CNN, që citon zyrtarë të Ushtrisë Amerikane, numri i të plagosurve pritet që të rritet, pasi ata vijojnë të kërkojnë trajtim mjekësor.

Çfarë dihet deri më tani:

Frika për një luftë më të gjerë: Vdekja e ushtarëve është e para në radhët e Ushtrisë Amerikane në Lindjen e Mesme që nga nisja e luftës në Gaza, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden u zotua se përgjegjësit do të marrin ndëshkimin e merituar, “në kohën dhe mënyrën që ne do ta vendosim”.

Sulmi vjen pas disa javësh që SHBA është angazhuar për të parandaluar përhapjen më të gjerë të konfliktit në rajon.

Vendi ku ndodhi sulmi: Sulmi ndodhi në Kullën 22 (Tower 22), një bazë e vogël pranë kufirit me Sirinë. Forcat e Ushtrisë Amerikane në këtë bazë janë pjesë e një misioni “këshillo dhe asisto” me Jordaninë.

Mbetet e paqartë përse mbrojtjet ajrore dështuan që të kapnin dronin, në sulmin e parë që dihet mbi Kullën 22, qëkur nisën sulmet mbi SHBA dhe aleatët më 17 Tetor.

Të tjera detaje nga Shtëpia e Bardhë: Biden u njoftua për vdekjet mëngjesin e së dielës në Karolinën e Jugut, ku ndodhet për fushatën presidenciale.

Zv/presidentja Kamala Haris reagoi gjithashtu për sulmin, duke thënë se ajo dhe bashkëshorti janë të hidhëruar për humbjen e ushtarëve që u vranë në “një sulm të përbuzshëm nga grupet militante të mbështetura nga Irani”.

Ligjvënësit amerikanë bëjnë thirrje për sulme: Senatori Roger Wicker, një prej zyrtarëve kryesorë në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura në Senatin Amerikan, i bëri thirrje administratës Biden për sulme “të drejtpërdrejta” kundër objektivave iraniane dhe liderëve të tyre. Edhe senatori tjetër republikan Mike Rogers bëri kërkoi nga Biden që Irani dhe ndjekësit e tij, të mbahen përgjegjës.

Ndërsa senatorja republikane Lindsey Graham e sulmoi Biden duke thënë se politika e administratës së tij për të mos lejuar përhapjen edhe më gjerë të konfliktit ka dështuar në mënyrë të mjerueshme dhe bëri thirrje për sulm ndaj objektivave brenda Iranit.

Sulmet e mëparshme: Kohët e fundit ka pasur shumë sulme mbi SHBA dhe forcat aleate në Irak dhe Siri, duke plagosur me dhjetëra. Pentagoni më herët i ka klasifikuar këto sulme si “të vogla”, përveç plagosjes së rëndë të një ushtari amerikan në një sulm në Irak ditën e Krishtlindjes.

Ju sugjerojmë

Greqi/U hodh në lumë të shpëtonte të miturit,shqiptari:S’e bëra për nënshtetësinë..
Aktualitet

Greqi/U hodh në lumë të shpëtonte të miturit,shqiptari:S’e bëra për nënshtetësinë..

15 Qershor, 2025 7:07 pm
Presidenti i Iranit-Izraelit: Nëse sulmet vazhdojnë, përgjigjja jonë më e ashpër
Bota

Presidenti i Iranit-Izraelit: Nëse sulmet vazhdojnë, përgjigjja jonë më e ashpër

15 Qershor, 2025 6:47 pm
E Diela Shqiptare –“Barkderr!” Zamira ‘shpërthen’ ndaj kunatit
Aktualitet

E Diela Shqiptare –“Barkderr!” Zamira ‘shpërthen’ ndaj kunatit

15 Qershor, 2025 6:35 pm
5 shqiptarë të bllokuar në Izrael/ Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi
Aktualitet

5 shqiptarë të bllokuar në Izrael/ Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi

15 Qershor, 2025 6:27 pm
Bedriu hyn me tufën e luleve në duar, lë pa fjalë Gjebrean dhe Çobanin me..
Aktualitet

Bedriu hyn me tufën e luleve në duar, lë pa fjalë Gjebrean dhe Çobanin me..

15 Qershor, 2025 6:21 pm
“Shihemi në Gjyq”- Kunati në alarm: Më thonë ke dy gra
Aktualitet

“Shihemi në Gjyq”- Kunati në alarm: Më thonë ke dy gra

15 Qershor, 2025 6:13 pm
Teksa sulmet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve në luftë
Bota

Teksa sulmet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve në luftë

15 Qershor, 2025 5:40 pm
“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe
Aktualitet

“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe

15 Qershor, 2025 5:19 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

‘Iran-Izrael’, Trump:Do ta parandaloj këtë luftë siç bëra me konfliktin Kosovë-Serbi

15 Qershor, 2025 5:09 pm
Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë
Aktualitet

Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë

15 Qershor, 2025 4:40 pm
Para
FSHF dënon dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Xhuljan Bacaj

FSHF dënon dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Xhuljan Bacaj

Berisha: Rama mendoi të shpëtojë duke më vendosur në “arrest shtëpie”

Berisha: Rama mendoi të shpëtojë duke më vendosur në “arrest shtëpie”

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 

Horoskopi ditor, e hënë 29 janar 2024 

TE FUNDIT

Greqi/U hodh në lumë të shpëtonte të miturit,shqiptari:S’e bëra për nënshtetësinë..

Greqi/U hodh në lumë të shpëtonte të miturit,shqiptari:S’e bëra për nënshtetësinë..
15 Qershor, 2025

Levian Goga është shqiptari që u hodh pa u menduar dy herë në lumin Arahthos për të shpëtuar dy fëmijë,...

Lexo më shumë

Presidenti i Iranit-Izraelit: Nëse sulmet vazhdojnë, përgjigjja jonë më e ashpër

Presidenti i Iranit-Izraelit: Nëse sulmet vazhdojnë, përgjigjja jonë më e ashpër
15 Qershor, 2025

Massoud Pezeshkian, president i Iranit ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Izraelit pas sulmeve të fundit ajrore. ‘Nëse sulmet...

Lexo më shumë

E Diela Shqiptare –“Barkderr!” Zamira ‘shpërthen’ ndaj kunatit

E Diela Shqiptare –“Barkderr!” Zamira ‘shpërthen’ ndaj kunatit
15 Qershor, 2025

“Shihemi në Gjyq” nisi me lule këtë herë, por jo për personin që Bedriu ka ftuar në rubrikën e së...

Lexo më shumë

5 shqiptarë të bllokuar në Izrael/ Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi

5 shqiptarë të bllokuar në Izrael/ Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi
15 Qershor, 2025

Për shkak të konfliktit Izrael-Iran, 5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në tokën izraelite. Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com