Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Frikë për acarimin e gjendjes pas sulmit izraelit në Jemen

2024/07/21 at 3:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Frikë për acarimin e gjendjes pas sulmit izraelit në Jemen

Irani dhe Izraeli paralajmëruan për njëri-tjetrin. “Aventurizmi i rrezikshëm” i Izraelit mund të shkaktojë një luftë rajonale, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Naser Kanani, për agjencinë shtetërore të lajmeve Irna. Izraeli dhe mbështetësit e tij si SHBA-ja janë “drejtpërdrejt përgjegjës” për “pasojat e paparashikueshme dhe të rrezikshme” të luftës Izrael-Hamas dhe sulmet në Jemen.

Qeveria izraelite tha se bëhej fjalë për një luftë mbrojtëse kundër “boshtit terrorit” të Iranit. Tani është koha që “komuniteti ndërkombëtar të maksimizojë sanksionet kundër Iranit”, kërkoi Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz në një mesazh në platformën X. Irani mbështet, trajnon dhe financon milicët Huthi si “pjesë e rrjetit të tij rajonal të organizatave terroriste “që duan të sulmojnë Izraelin”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha se është “thellësisht i shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm në rajon”. Nga Nju-Jorku ai bëri thirrje për “përmbajtje maksimale”.

Të vrarë e të plagosur në të dyja vendet

Operacioni ushtarak në Jemen ishte përgjigja “për qindra sulme ndaj Izraelit në muajt e fundit”, njoftoi ushtria izraelite. Prej goditjes të një droni ushtarak që vinte nga Jemeni, në Tel Aviv u vra një burrë dhe u plagosën të paktën tetë vetë. Droni me rreze të gjatë veprimi, i cili qe i i ngarkuar me eksploziv, goditi një ndërtesë banimi në qendër të metropolit bregdetar izraelit.

Po ashtu ushtria izraelite konfirmoi se kishte sulmuar objektiva ushtarake të milicisë Huthi në portin e qytetit perëndimor të Jemenit, Hudaida. Sipas njoftimeve të stacionit televiziv Al-Masirah, i cili u referohet të dhënave të autoriteteve vendase, prej sulmit izraelit pati të paktën tre të vdekur dhe 87 të plagosur.  Edhe një zëdhënës i milicëve Huthinjoftoi për një sulm izraelit kundër “objekteve civile” në Jemen, si impiante nafte dhe elektriciteti. Në pamjet e transmetuara në televizion shihen zjarre të mëdha.

Mbështetje nga SHBA-ja

Një zëdhënës i Pentagonit tha se ministri amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin bisedoi gjatë natës me kolegun e tij izraelit, Joav Galant, lidhur reagimin e Izraelit ndaj sulmit me dron të milicisë Huthi në Tel Aviv. Austin përsëriti “angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit dhe të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje”./ DW

Ju sugjerojmë

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
-U tha në Opinion

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

22 Janar, 2026 10:24 pm
“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë
-U tha në Opinion

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

22 Janar, 2026 9:48 pm
Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër
-U tha në Opinion

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër

22 Janar, 2026 9:44 pm
Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Aktualitet

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22 Janar, 2026 9:19 pm
Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha
-U tha në Opinion

Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha

22 Janar, 2026 9:16 pm
Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?
Rajoni

Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?

22 Janar, 2026 8:35 pm
“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
Bota

Trump: Bisedimet me Zelensky ishin shumë të mira

22 Janar, 2026 7:18 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota

22 Janar, 2026 7:08 pm
SHBA del zyrtarisht nga OBSH
Bota

SHBA del zyrtarisht nga OBSH

22 Janar, 2026 5:30 pm
Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump
Bota

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

22 Janar, 2026 4:31 pm
Para
Atentati në Memaliaj, vazhdim i hakmarrjes mes grupeve? Në 2 vite konflikti ka prodhuar 5 viktima dhe disa të plagosur

Atentati në Memaliaj, vazhdim i hakmarrjes mes grupeve? Në 2 vite konflikti ka prodhuar 5 viktima dhe disa të plagosur

Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash

Aksident në Shkodër, plagosen dy pasagjere

Aksident pranë spitalit të Traumës në Tiranë, makina përfundon në trotuar

Aksident pranë spitalit të Traumës në Tiranë, makina përfundon në trotuar

TE FUNDIT

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
22 Janar, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha është treguar i rezervuar për skenarin e protestës të së shtunës që do të zhvillohet...

Lexo më shumë

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë
22 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, i ftuar këtë të enjte, 22 janar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u pyet...

Lexo më shumë

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër
22 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion” kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me projektin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për ishullin...

Lexo më shumë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
22 Janar, 2026

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, vajza e Presidentit të SHBA Ivanka Trump ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë. Në pamjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com