Udhëtarët që kthehen nga zonat e prekura prej virusit ZIKA do të duhen të presin deri në 28 ditë përpara se të dhurojnë gjak, për të shmangur ndonjë rrezik transmetimi të virusit.
Masa është bërë publike nga Ministrja Franceze e Shëndetësisë Marisol Touraine.
“Dikush që vjen nga zonat e prekura prej virusit, nuk mund të dhurojë gjak”, tha Tourainë në një intervistë për radio Europe 1.
Ajo gjithashtu këshilloi gratë shtatëzëna që të informojnë autoritetet nëse kanë udhëtuar në një nga këto zona.
Deri tani, tëtëmbëdhjetë raste janë raportuar në territoret franceze Martinique, Guadeloupe, Guyana, raporton ministrja.