Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Frika nga Rusia, Polonia armatoset rëndë

2017/03/15 at 4:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Frika nga Rusia, Polonia armatoset rëndë

Qeveria polake ndodhet para një biznesi të rëndësishëm armatimi. Këtu nuk bëhet fjalë për mallin më të mirë. “Punëmarrësit polakë do të kenë mundësinë që të ndërtojnë helikopterët më modernë”, tha ministri i Mbrojtjes Antoni Macierewicz para një muaji para Parlamentit në Varshavë. Tri koncerne janë ftuar që të japin ofertat e tyre për 16 helikopterë luftarakë shumëfunksionalë. “Ata do te kenë kohë deri në 13 mars”, tha atëherë ministri. Por tani, një zëdhënës i forcave të armatosura thotë se kjo datë do të ndryshojë. Do të pritet deri në 27 mars për një ofrues.


Tenderi i mëparshëm për helikopterët përfundoi me skandal

Përpjekja e re u bë e nevojshme, sepse qeveria e anuloi papritur në vjeshtë blerjen e gati 50 helikopterëve nga koncerni evropian Airbus. Gjoja koncerni nuk i kishte plotësuar përfytyrimet e Varshavës për investimet në Poloni të lidhura me kontratën, kjo ishte kritika që erdhi nga Varshava. Pas ndërprerjes së blerjes, prodhuesi francez ishte aq i zemëruar, sa Presidenti i Francës, François Holande e anuloi një vizitë në Poloni në momentin e fundit.

Në tenderin e ri bëhet fjalë për 16 helikopterë. Ndoshta këtë herë në garë janë vetëm ish-konkurrentët e Airbusit: koncernet Leonardo (Itali) dhe Lockheed Martin (SHBA), të cilat kanë të dyja uzina në Poloninë juglindore. Sigurimi i fuqisë punëtore ishte një premtim i fushatës elektorale i partisë në pushtet E drejta dhe Drejtësia, PiS. Një ekspert në Varshavë mendon se në fund ndoshta prej secilës nga firmat do të porositen tetë helikopterë.

Civilët duhet të luftojnë në mbrojtjen territoriale

Ndërprerja e vonë e biznesit miliardësh është një nga vendimet e shumta të diskutueshme të ministrit të Mbrojtjes Antoni Macierewicz. Një tjetër është shkurtimi radikal i personelit në nivelet drejtuese të forcave të armatosura. Ministri tha se do që t’i ndërpresë të gjitha lidhjet në personel që nga koha e komunizmit. Megjithatë, tani ushtrisë i dhanë para kohe lamtumirën edhe gjeneralë të rëndësishëm, të cilët patën mbledhur përvoja të vlefshme në Irak dhe në Afganistan. Disa oficerë më të rinj kjo do t’i gëzojë: tani ata mund t’i ngjitin më shpejt shkallët e karrierës. Edhe pagat do të rriten. Në këtë mënyrë, thonë kritikët, ministrat e graduar do të ndihen të lidhur edhe personalisht me ministrin.

Një masë tjetër e diskutueshme është fillimi i ndërtimit të një pjese të re të forcave të armatosura, të trupave të mbrojtjes territoriale (WOT). Pikërisht pas eleminimit të Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak në vitin 2010, kjo masë synon ta rrisë frikësimin e një sulmuesi. Kjo përshtatet me tendencën e përgjithshme: për shkak të shtimit të kërcënimeve nga Rusia, disa vende në hapësirën e Detit Baltik e kanë rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në Poloni, në WOT do të organizohen 53.000 civilë, nën varësinë direkte të ministrit të Mbrojtjes dhe të gatshëm për rastin e rrezikut. Dyshimin se WOT është parashikuar të ndërhyjë edhe në rast trazirash brenda vendit, qeveria e kundërshton.

Opozita: Harxhim parash kot

Për në WOT mund të aplikojnë si rezervistë, ashtu edhe civilë që “nuk kanë kryer shërbim ushtarak”, si burra ashtu si edhe gra. Anëtarë të organizatave private të mbrojtjes, të cilat janë shtuar që prej fillimit të luftës në Ukrainë, shihen me qejf për këtë veprimtari të kohës së lirë. Shumica e ushtarëve të WOT do të vazhdojnë edhe më tej të punojnë normalisht. Politikani i opozitës, ish-ministri i Mbrojtjes Tomasz Siemoniak ka shumë dyshime për këtë koncept: “Se si do të jetë në gjendje të luftojë kjo ushtri e fundjavës me trajnimet e shkurtra, nuk është shumë e qartë për mua. Për mua e gjitha kjo është një sipërmarrje propagandistike dhe harxhim parash kot. Do të ishte më mirë të kishim 10.000 deri 15.000 ushtarë profesionistë më shumë se sa 53.000 njerëz të WOT”. Edhe numri i aplikantëve deri tani nuk është shumë i madh, thotë ai.

Polonia ka trupën më të madhe tankiste në BE

Ushtria e Polonisë me gjithsej 90.000 ushtarë është modernizuar në një masë të konsiderueshme që prej vitit 2000. Varshava ka siguruar teknikë të re, midis tyre 48 avionë luftarakë F-16, avionë transporti CASA, automjete të blinduara për trupat (“Rosomak”), topa obus të blinduar (“Krab”) dhe raketa tokë-ajër.

Me rreth 600 tanke luftarakë, Polonia ka aktualisht trupën më të madhe të tankeve në BE, më të mirët prej tyre, 240, janë tanke të tipit “Leopard”, të cilët janë blerë të përdorur nga Gjermania dhe janë stacionuar në Silezinë e Poshtme. Një pjesë të këtyre tankeve, Macierewicz do t’i stacionojë në kufirin lindor: me sa duket për të frikësuar Rusinë.

Etiketa: armatimefrike nga rusiapoloni


Ju sugjerojmë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
Aktualitet

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

18 Korrik, 2026 1:43 pm
Para
Financial Times: 2016-ta viti i fundit i Merkel

Shifra marramendëse e pasurisë së Angela Merkel

Ditë të vështira për Gylserenin/ Ish- burri, martohet me shoqen e saj të ngushtë

Ditë të vështira për Gylserenin/ Ish- burri, martohet me shoqen e saj të ngushtë

“Fitore publiçitare”/ Tërmet Peçi flet për gafën e tij: Nuk e dija çfarë kuptimi kishte …

“Fitore publiçitare”/ Tërmet Peçi flet për gafën e tij: Nuk e dija çfarë kuptimi kishte ...
















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
18 Korrik, 2026

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
18 Korrik, 2026

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat...

Lexo më shumë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
18 Korrik, 2026

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
18 Korrik, 2026

Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}