TIRANE- Rreth 500 forca speciale janë nisur rreth pikave kufitare jugore dhe juglindore pas alarmit se refugjatët mund ti drejtohen kufirit shqiptar për të deportuar mandej në vendet europiane.
Efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë janë dislokuar në pikat doganore të “Qafë-Thanës”, “Kapshticës”, ”Tre Urat”, ”Kakavijës” dhe “Qafë-Botës”.
Ndërkohë në mbështetje të FNSH-së janë dhe strukturat e Drejtorisë së Kufirit, të cilat gjatë kësaj kohe kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me autoritet greke, për të mësuar lëvizjen e karvaneve të emigrantëve sirianë.