Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fredi Beleri reagon nga burgu dhe ka një kërkesë për Vangjel Tavon: Kemi nevojë për ngritjen e një shkolle të mesme minoritare në Himarë!

2024/08/05 at 9:08 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nesër i mbaron leja 5-ditore, Fredi Beleri kërkesë Gjykatës së Fierit

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri ka reaguar sërish për rezultatin e zgjedhjeve të zhvilluara ditën e djeshme, ku kandidati socialist Vangjel Tavo fitoi përballë kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.


Me një postim në rrjetet sociale, Beleri shprehet se ky rezultat konfirmoi se është e vështirë për njerëzit e një vendi të vogël të përballen me makinerinë e një shteti të tërë.

Beleri në shkrimin e tij i drejtoi edhe një kërkesë kryetarit të ri të Himarës, Vangjel Tavos.

Ish-kryebashkiaku i kërkon ndërtimin e një shkolle të mesme minoritare në qytetin e Himarës, që fëmijët mos të largohen nga vendi.

Postimi i plotë i Fredi Belerit:

Rezultati i zgjedhjeve të djeshme lë një shije të hidhur, sepse duket se i bën padrejtësi betejës që ne himariotët kemi bërë gjithë këto vite për të marrë sërish në dorë fatin e vendit tonë.

Por nuk është kështu. Përkundrazi! Rezultati i djeshëm konfirmon edhe një herë se është e vështirë për njerëzit e një vendi të vogël të përballen me makinerinë e një shteti të tërë, ku vetë kryeministri linçon dhe përçan me forcën e pushtetit të pakontrolluar.

Fakti që ne patëm përsëri mbështetjen e atyre qytetarëve që na besuan para pesëmbëdhjetë muajsh, pavarësisht burgosjes time paligjshme dhe taktikave të shantazhimit, pavarësisht transferimit të votuesve të partisë socialiste, pavarësisht ndryshimit të rregullave në mënyrë që shumë nga bashkatdhetarët tanë të mos votojnë, e kështu me radhë shumë gjëra të tjera të vogla e të mëdha, tregon se himariotët nuk dorëzohen dhe do të vazhdojnë të luftojnë. Në fund të fundit, kjo është traditë e vendit tonë dhe ne do t’i qëndrojmë besnikë.

Dëshiroj të falënderoj dhe të shpreh krenarinë time për kontributin e secilit prej jush që mori pjesë në këtë betejë, edhe pse rezultati ishte i paracaktuar. Dëshiroj të falënderoj veçanërisht Petro Gjikurinë, i cili nuk ngurroi të linte Amerikën dhe erdhi për të dhënë kontributin e tij për Himarën.

Sot ka lindur një realitet i ri, por ne jemi mësuar të ecim në monopate të vështira. Himara, në historinë e saj, u ka bërë ballë kërcënimeve ekzistenciale shumë më të mëdha sesa kërcënimet e zotit Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij. Dhe ne jemi ende këtu, duke ruajtur identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Me një mijë e një vështirësi kemi arritur të parandalojmë tjetërsimin e plotë të popullsisë sonë dhe të mbrojmë pasuritë tona kundër krimit të organizuar, neglizhencës shtetërore dhe obsesioneve nacionaliste.

Por e gjithë kjo nuk do të kishte kuptim pa popullin tonë. Duhet ta mbajmë rininë në vendin tonë dhe Bashkia e Himarës të arrijë në një nivel të lartë ekonomik duke shfrytëzuar kapitalin gjigant të pasurisë sonë natyrore, me politika të qëndrueshme për zhvillimin e prodhimit vendas dhe turizmit. Me pak fjalë, kemi nevojë për ngritjen e një shkolle të mesme minoritare, diçka që e kërkojmë prej tre dekadash, që fëmijët tanë të mos shkulen nga rrënjët e tyre, ngritjen e një shkolle teknike turizmi në Himarë dhe investime të qëndrueshme e me intensitet të ulët, të cilat do të bashkëjetojnë dhe do të plotësojnë njëra-tjetrën me bizneset e vogla familjare vendase. Dhe, gati tridhjetë e pesë vjet pas rënies së komunizmit në Shqipëri, përfundimisht, ne kërkojmë kthimin e titujve të pronësisë pronarëve të ligjshëm.

Kjo do të jetë busulla jonë deri në zgjedhjet e ardhshme dhe masa që do të përcaktojë qëndrimin tonë ndaj Vangjel Tavos. Çfarëdo që është e mirë për vendin, ne do ta mbështesim atë. Në fund të fundit si mysafir do ta trajtojmë, sepse ashtu siç ka ardhur, ashtu do të largohet në zgjedhjet e ardhshme.

Unë do të vazhdoj të luftoj, jo vetëm nga Brukseli dhe Athina, por në radhë të parë nga vendi im, Himara. Dhe jam i sigurt se është vetëm çështje kohe para se të ndryshojmë faqen  e historisë, siç bëmë në maj 2023, përpara se të na vidhej fitorja.



Ju sugjerojmë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Para
Kamala Harris mes dy figurave për të zgjedhur kandidatin për nënpresident

Kamala Harris mes dy figurave për të zgjedhur kandidatin për nënpresident

Zjarr në kodrat e Elbasanit, ekipet zjarrfiksëse prej orësh në luftë me flakët

Zjarr në kodrat e Elbasanit, ekipet zjarrfiksëse prej orësh në luftë me flakët

Ministrat e BE-së do të takojnë diplomatët e lartë izraelitë dhe palestinezë

BE: I njëanshëm dhe i pakoordinuar vendimi për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri
















TE FUNDIT

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
26 Korrik, 2026

Dy ditë pas reflektimeve nga protesta e flamingove dhe prezantimit të projektit të quajtur Besa, me të cilin kërkoi dialog...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}