Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Françesku dhe Kirili, një përqafim për të ardhmen

2016/02/16 at 9:48 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Françesku dhe Kirili, një përqafim për të ardhmen

Nga Gjergj META


Takimi ndërmjet Papa Françeskut dhe Kirilit Patriarkut të Moskës dhe të gjithë Rusisë, është i rëndësishëm në vetvete, por edhe për dokumentin e përbashkët që ata kanë firmosur në kryeqytetin kuban të Havanës. Papa Françesku i kishte thënë Patriarkut në të kaluarën: “Ku të duash, si të duash dhe kur të duash”.

Një vullnet i hekurt për të dalë jashtë atyre kornizave diplomatike apo pretenduese të një primati që për Kishën Katolike është i rëndësishëm, por që para së gjithash është një primat shërbimi dhe dashurie. Dhe ja, takimi u bë. U hodh edhe një urë tjetër afrimi midis
kishave të krishtera, por jo vetëm. Një urë që për shumë arsye historike, diplomatike, njerëzore, politike etj., ishte prishur dhe me vështirësi po rindërtohej.

Takimi i dy patriarkëve ndodhi në një kontekst dhe vend simbolik. Të dy ishin në vizita baritore, njëri te besimtarët katolikë të kontinentit latinoamerikan e tjetri te besimtarët ortodoksë rusë. Dhe pikërisht prej Kubës, “…në kryqë­ zimin ndërmjet Veriut dhe Jugut, ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit” prej këtij ishulli, “simbolit të shpresave të ‘Botës së re’ dhe të ngjarjeve dramatike të historisë së shekullit XX” dy liderët ua drejtuan fjalën e tyre të gjithë popujve të Amerikës Latine dhe kontinenteve të tjera. Takimi u përshëndet me nota entuziazmi edhe nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu. Liderët konfirmuan edhe një herë se rruga e takimit është ajo e duhura.

Unë besoj se ky takim është përshëndetur nga të gjithë njerëzit vullnetmirë të të dyja palëve. Sot Kisha Ortodokse ruse përbën një forcë të madhe në botën e krishterë, jo vetëm për shkak të numrave, por edhe për shkak të pasurisë së madhe si një traditë e gjatë dhe solide teologjike e shpirtërore. Janë të shumtë ata burra dhe gra të
traditës ruse që kanë dhënë një kontribut të madh në jetën shpirtërore të krishterë përgjatë shekujve.

Afrimi me Kishën Ortodokse ruse, edhe përpara mundësisë së një Sinodi panortodoks që shpresohet të mbahet së shpejti, hap shumë kanale të reja komunikimi në rrugën e të ashtuquajturit ekumenizëm. Patriarku Kiril, qysh kur ka qenë përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë të Sinodit rus, ka punuar gjithmonë me shumë këmbëngulje për afrimin e dy Kishave e në njëfarë mënyre ai po korr frytet e një pune të bërë me vite.

Por, përveç takimit në vetvete, i rëndësishëm është edhe dokumenti që doli nga ky takim. Një dokument gjithëpërfshirës, i cili në tri pika thelbësore përmbledh të gjitha problemet që po kalon sot, jo vetëm Kisha, jo vetëm të krishterët, por e gjithë shoqëria njerëzore. Së pari, dokumenti prek çështjen e të krishterëve që sot, sidomos në Lindjen e Mesme, po përndiqen e po përzihen nga vendet e tyre për shkak të luftës dhe terrorizmit.

I bëhet apel bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë, në mënyrë që të respektohen të drejtat e religjionit në këtë zonë të nxehtë. Dialogu ndërfetar shihet si një rrugë e cila mund të përmirësojë gjendjen e atyre të krishterëve që edhe në kohën tonë po martirizohen për të ruajtur besimin e tyre. Po ashtu të krishterët në Ukrainë ftohen që të
marrin pjesë në shuajtjen e konfliktit dhe përplasjes në atë vend e që skizma e ndodhur ndërmjet të krishterëve ortodoksë të shërohet sa më shpejt në një vend që po vuan këto vitet e fundit.

Së dyti, dokumenti prek çështjen e marrëdhënieve midis dy Kishave. Dëshirën për afrimin e tyre dhe skandalin e madh të ndarjes së Kishave. Konstatohet megjithatë bashkëpunimi i deritanishëm, sikurse edhe dënohet një politikë proselitizmi, që mundohet të shikojë
kumtimin e Ungjillit si kalimin nga një Kishë në tjetrën.

I ashtuquajturi uniatizëm nuk shikohet si rrugë që mund të kontribuojë në bashkimin e Kishave, por megjithatë bashkësitë ekzistuese lejohet të ekzistojnë dhe madje kërkohet që ndërmjet kishave greko­katolike dhe atyre ortodokse marrëdhëniet të jenë të mira dhe të përmirësohen aty ku nuk janë të tilla. Shihet dëshira për të parë historinë si ka qenë, për të mos mbetur peng i së shkuarës, por për të parë drejt së ardhmes.

Këtu sigurisht mund të nisë një dialog teologjik frytdhënës ndërmjet dy Kishave. Së treti, dokumenti prek ato çështje të zhvillimit të shoqërisë njerëzore aktuale që po rëndojnë mbi jetën e njerëzve. Në mënyrë të veçantë katër çështje, sikurse janë terrorizmi, ekologjia, familja dhe mbrojtja e jetës qysh në ngjizje. Në të gjitha këto çështje dokumenti bën jo vetëm apel ndaj organeve ndërkombëtare për zgjidhjen dhe përmirësimin e situatës, por dy liderët angazhohen në një punë të përbashkët të bashkësive të tyre në këtë drejtim.

Por, megjithatë, përtej dokumentit, ia vlen të theksohet fakti se këto takime ndodhin në momentin që realiteti global po hyn në një fazë të re, në të cilën shenja të tilla nevojiten. Papa Françesku në disa raste ka thënë se po përjetohet një konflikt botëror pjesë­pjesë. Gjithashtu, ai ka përsëritur se është e nevojshme të ndërtohen ura dhe jo të ngrihen mure. Pjesë­pjesë atëherë mund të tregohen vullnete bashkëpunimi dhe gjithmonë se ka hapësira dhe mundësi për të punuar bashkë e për t’u takuar. Më shumë se sa germa, që është shumë e rëndësishme, ia vlen të merret fryma e këtij takimi dhe këtij dokumenti.

Unë e lexoj si një dëshirë që vjen për ta zgjuar situatën dhe realitetin nga një lodhje e tejzgjatur të cilën e reflektojmë edhe ne këtu në Shqipëri me një konfliktualitet të pambarimtë. Religjioni në mënyrë të veçantë ka shumë rëndësi, sepse aq sa mund të afrojë njerëzit, aq edhe mund t’i ndajë ata, aq sa mund të jetë profetik për një të
ardhme më të mirë, aq edhe mund të jetë profetik për luftë.

Kësisoj na mbetet ne të zgjedhim, e modele të tilla, si Françesku e Kirili, sigurisht që janë shembuj ndërtues dhe shpresëdhënës. /Panorama/



Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Ja pse Rihanna anulloi performancën minutën e fundit

Ja pse Rihanna anulloi performancën minutën e fundit

Shoqëria civile në protestë: Nuk lejojmë prerjen e pemëve tek “Liqeni”

Shoqëria civile në protestë: Nuk lejojmë prerjen e pemëve tek "Liqeni"

Problem me pasaportat, shqiptarët me fëmijë kthehen në kufi

I akuzuari për ngacmim seksual kapet në tentativë për të kaluar kufirin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com