Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Francë: Kryeministri i ri përpara një “mission impossible” 

2024/12/14 at 9:17 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Francë: Kryeministri i ri përpara një “mission impossible” 

9 ditë pas rrëzimit të qeverisë Barnier, Franca ka tani një kryeministër të ri. Ai është François Bayrou, që drejton një parti të vogël të qendrës dhe konsiderohet si një i besuar i afërt i presidentit Emmanuel Macron. Bayrou duhet të kujdeset tani për raporte të qendrueshme politike. Por peisazhi partiak në Francë është i përçarë. 


Qeveria që ai duhet të krijojë duhet të mos jetë më në varësi të tolerimit prej radikalëve të djathtë të “Rassemblement National”. Për këtë Bayrou-t që drejton partinë e vogël të qendrës “Mouvement démocrate” i duhet bashkëpunimi me të majtët e moderuar. I pyetur nga gazetarët për këtë ai theksoi: “Të gjithë e dinë, se sa e vështirë është të gjesh një rrugë për të bashkuar dhe jo për të ndarë. Eshtë i nevojshëm pajtimi.” 

Skeptizicëm i së majtës 

Vetëm nëse Bayrou ia del që të tërheq brenda koalicionit të majtët e moderuar, pra socialistët, ekologjistët ose komunistët, ai mund t’i bëjë ballë votës së mundshme të mosbesimit nga e majta ekstreme LFI dhe e djathta ekstreme Rassemblement National. Por ndërkohë socialistët kanë komunikuar, se nuk janë të gatshëm të hyjnë në bashkëqeverisje nën drejtimin e Francois Bayrou. Me emërimin e Bayrou, Macron sërish injoroi rezultatin e zgjedhjeve më 7 korrik 2024, në të cilat shumicën e votave i mori aleanca e majtë NFP. Macron si rrjedhojë do të duhej të emëronte një kryeministër nga radhët e së majtës. Në vend të kësaj, shkruan kreu i partisë Olivier Faure, Macron po e thellon krizën demokratike. 

Edhe Marine Tondelier nga ekologjistët është skeptike. Ajo kërcënoi, se do ta tolerojë qeverinë e re të Bayrous, vetëm nëse ai pranon pjesë të programit të ekologjistëve. Por jo vetëm në drejtim të së majtës duhet të hapë rrugë Bayrou, tërhoqi vëmendjen kryetari i partisë komuniste Fabien Roussel. Sipas tij kryeministri nuk duhet të përdorë më nenin e posaçëm 49.3. Ky nen lejon, që ligjet të miratohen edhe pa aprovimin final të Asamblesë Kombëtare. “Vetëm nëse Bayrou garanton, që nuk do ta përdorë nenin 49.3, të gjithë do të jenë të detyruar të bëjnë kompromise.” Vetëm në këtë rast mund të shmanget vota e mosbeimit, theksoi Roussel. 

Rassemblement National në pritje 

Kryetari i Rassemblement National, Jordan Bardella deklaroi, se fillimisht do të presë. Ai nuk synon automatikisht votën e mosbesimit kundër qeverisë së Bayrou. Por edhe Bardella vendos vijat e kuqe: Jo rritje e taksave për sipërmarrjet dhe njerëzit me të ardhur atë pakta ose të mesme, jo shkurtime të pensioneve. “Emmanuel Macron është një president që e ka bunkerizuar veten”, deklaroi Bardella. Kryeministri i ri duhet ta ketë të qartë, se nuk ka legjitimitet demokratik dhe as mazhorancë parlamentare. “Ai duhet të jetë i hapur ndaj të gjitha partive dhe ndaj zgjedhësve.” Marine Le Pen shkruan në X, Bayrou duhet të bëjë, atë që nuk donte ta bënte parardhësi i tij Barnier. “Të dëgjojë opozitën dhe ta kuptojë atë, për të konceptuar një buxhet të arsyeshëm dhe të menduar mirë.” 

73-vjeçari Bayrou pra duhet t’ia dalë që në një peisazh politik thellësisht të përçarë, t’u bëjë të majtëve një ofertë, pa i nënvlerësuar republikanët konservatorë. Vetëm kështu mundet që të krijojë një aleancë qeveritare. 

/DW 



Ju sugjerojmë

PS ndryshon draftin e amnistisë penale
Kryesore

PS ndryshon draftin e amnistisë penale

15 Qershor, 2026 12:36 pm
Dënohet me 4 vite burg për përdhunim djali i princeshës së Norvegjisë
Bota

Dënohet me 4 vite burg për përdhunim djali i princeshës së Norvegjisë

15 Qershor, 2026 11:59 am
Të pandehurit për vrasjen e 23-vjeçarit dhunojnë njëri-tjetrin në kafazin e GJKKO
Kronikë

Të pandehurit për vrasjen e 23-vjeçarit dhunojnë njëri-tjetrin në kafazin e GJKKO

15 Qershor, 2026 11:48 am
Britania ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit nën 16 vjeç
Bota

Britania ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit nën 16 vjeç

15 Qershor, 2026 11:46 am
Izraeli: Ushtria do të qëndrojë në Liban pa afat, pavarësisht marrëveshjeve
Bota

Izraeli: Ushtria do të qëndrojë në Liban pa afat, pavarësisht marrëveshjeve

15 Qershor, 2026 11:43 am
“Berisha në burg…” kreu i PD: Opozita e opozitës, por nuk i kemi zënë vendin askujt
Kryesore

“Berisha në burg…” kreu i PD: Opozita e opozitës, por nuk i kemi zënë vendin askujt

15 Qershor, 2026 11:16 am
Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
Kryesore

Protesta e qytetarëve, Rama: E drejtuar nga mendje të liga, po dëmton turizmin

15 Qershor, 2026 10:32 am
Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa
Bota

Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa

15 Qershor, 2026 9:54 am
U vra me armë zjarri, viktima i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020
Kronikë

U vra me armë zjarri, viktima i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020

15 Qershor, 2026 9:51 am
“Epsteinin e mbytën, nuk u var”, mjeku që ndoqi autopsinë kërkon rihapjen e hetimit
Bota

Zbulohen detaje të reja, kush ishin personat që lidhnin vajzat me Epstein?

15 Qershor, 2026 8:51 am
Para
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë, por ne do të fitojmë 

Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë, por ne do të fitojmë 

“Në Britani duhet të bësh dy punë, ndryshe nuk ia del”, Rama: Koha e lirë për familjen është zero! Dallimi me pagat në Shqipëri është i madh 

“Në Britani duhet të bësh dy punë, ndryshe nuk ia del”, Rama: Koha e lirë për familjen është zero! Dallimi me pagat në Shqipëri është i madh 

Rama: Sigurinë në Shqipëri nuk e ke as në Londër, Berlin a Paris! Nuk është e lehtë më askund në Europë 

Rama: Sigurinë në Shqipëri nuk e ke as në Londër, Berlin a Paris! Nuk është e lehtë më askund në Europë 
















TE FUNDIT

PS ndryshon draftin e amnistisë penale

PS ndryshon draftin e amnistisë penale
15 Qershor, 2026

Partia Socialiste ka propozuar dhe miratuar një ndryshim në draftin e amnistisë penale, duke zgjeruar kategorinë e përfituesve. Sipas variantit...

Lexo më shumë

Dënohet me 4 vite burg për përdhunim djali i princeshës së Norvegjisë

Dënohet me 4 vite burg për përdhunim djali i princeshës së Norvegjisë
15 Qershor, 2026

Marius Borg Høiby, djali i Princeshës së Norvegjisë, është dënuar me katër vite burg nga gjykata në Oslo. Vendimi u...

Lexo më shumë

Të pandehurit për vrasjen e 23-vjeçarit dhunojnë njëri-tjetrin në kafazin e GJKKO

Të pandehurit për vrasjen e 23-vjeçarit dhunojnë njëri-tjetrin në kafazin e GJKKO
15 Qershor, 2026

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në seancën paraprake në GJKKO me të pandehur Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër,...

Lexo më shumë

Britania ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit nën 16 vjeç

Britania ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit nën 16 vjeç
15 Qershor, 2026

Britania e Madhe do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit nën 16 vjeç dhe do të vendosë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}