Bota

Franca përgatitet për valën e dytë të koronavirusit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:02 - 12/07/20 |
Opi Nion

Koronavirusi vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha ekonomike.

Ndërkohë, gradualisht, vendet që kanë mundur të ulin kurbën e infektimit nga koronavirusi po i kthehen një normaliteti të ri, ku duhen respektuar disa masa sigurie si përdorimi i maskës, distancimi social dhe larja e shpeshtë e duarve.

Por, kthimi në aktivitetin normal vendos në rrezik të gjithë sakrificën e bërë deri më sot. Sipas Jerome Salomon, drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit në Francë, vendi i tij duhet të përgatitet për një valë të dytë në verë.

“Duhet të përgatitemi për një shpërthim tjetër sepse virusi po qarkullon”, -tha Salomon.

Por, a do të kthehet karantina në rast se ka një valë të dytë? Plani i qeverisë franceze nuk e parashikon diçka të tillë.

“Nuk do të kthehemi në karantinë siç bëmë në mars sepse nuk do ta përballonim në aspektin social dhe ekonomik. Nëse do të jetë e nevojshme, do ta kthejmë karantinën me zona”,- tha kryeministri francez, Jean Castex.

Arnaud Fontanet, një epidemiolog i shquar francez, tha për AFP se rastet po rriten për shkak të mbledhjeve me shumë njerëz: “Nëse dikush ka koronavirus në një grumbullim njerëzish, sidomos në ambiente të mbyllura, ditët në vijim mund të kesh dhjetëra ose qindra raste të reja”.

Autoritetet franceze këmbëngulin se në rast se do të ketë një valë të dytë Covid-19, ata janë të përgatitur më mirë për ta përballuar. François Blanchecotte, President i Sindikatës së Biologëve, tha për AFP se “çdo javë realizohen rreth 250 000 teste në sektorin publik dhe privat me qëllim që të lokalizohen zinxhirët e infektimit përpara se të zhvillohen”./ Opinion.al

Pas